LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive: Berisha me pagë marramendëse në kampionatin japonez

Ekskluzive: Berisha me pagë marramendëse në kampionatin japonez
MELBOURNE, AUSTRALIA - APRIL 22: Besart Berisha of the Victory celebrates a goal during the A-League Elimination Final match between Melbourne Victory and Adelaide United at AAMI Park on April 22, 2018 in Melbourne, Australia. (Photo by Daniel Pockett/Getty Images)

Besart Berisha i ka dhënë lamtumirën kampionatit të Australisë.

Super sulmuesi nga Kosova ka lënë skuadrën e tij të deritashme Melbourne Victory për tu transferuar në kampionatin e Japonisë.


Berisha ka arritur të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë me skuadrën e famshme japoneze Shanfrencce Hiroshima.

Besart Berisha duke iu gëzuar një golit të shënuar me fanellën e Melbourne Victory (Getty Images)

Burime të Telegrafit të afërta me sulmuesin kanë zbuluar edhe detajet e kontratës së Berishës në Japoni.

Nga transferimi i Berishës në Japoni burime të Telegrafit tregojnë se skuadra e Melbourne Victory ka fituar mbi një milionë euro.

Ndërkohë paga e Berishës për një vit e gjysmë do të jetë plot katër milionë euro neto.

Berisha duke festuar titullin e kampionit (Getty Images)

Berisha ka qenë i jashtëzakonshëm në kampionatin australian për shtatë vite sa qëndroi tek Brisbane Roar dhe Melbourne Victory.

Fillimisht tek Brisbane Roar për 83 ndeshje ka shënuar 50 gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Berisha së bashku me familjen e tij duke festuar titullin e fundit të kampionit në Australi (Getty Images)

Ndërkohë për katër vite tek Melbourne Victory, Berisha ka zhvilluar 123 ndeshje duke shënuar 74 gola dhe duke dhuruar 13 asistime.

Në ekipin e ri, Berisha do të jetë përsëri në qendër të vëmendjes pasi skuadra e tij Shanfrencce Hiroshima është në pozitën e parë në tabelë dhe me ndihmën e Besart Berishës pritet ta fitojë titullin e kampionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori