Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa ditë që ka hedhur disa akuza të rënda në rrjetet sociale.
Në disa video të publikuara në Instagram, Fjolla në gjendje të rënduar emocionale ka rrëfyer për rastin e arrestimit në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në vitin 2020, ku ishte kapur me një armë zjarri.
Për këtë rast, Morina ka hedhur akuza në drejtim të ish-bashkëshortit të saj, sipërmarrësit nga Gjilani, Fisnik Syla.

Ky i fundit i ka hedhur poshtë pretendimet e këngëtares, duke e quajtur gjithçka shpifje me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.
I kontaktuar Telegrafi, Fisniku tha se këngëtarja tentoi për muaj të tërë me çdo kusht që të ribashkohet me të dhe se kur e pa që nuk po mund t’ia dalë, filloi me publikimin e videove në rrjetet sociale.
“Pasi që tentoi në të gjitha mënyrat që unë t’i rikthehem prap asaj dhe kur e pa që nuk ka më sukses dhe se kjo s’do të ndodhë kurrë, filloi të shpifë gjëra jo të vërteta. Dhe të ju them të drejtën, ato që thotë ajo më duken si përralla qesharake”, tha Fisnik Syla për Telegrafin.

Tutje, sipërmarrësi nga Gjilani me vendbanim në Belgjikë, ka theksuar se akuzat e Fjollës janë aq të rënda sa edhe qesharake, pasi ajo pretendon për njerëz të cilët kanë lidhje të forta me thuajse çdo institucion shtetëror e mision diplomatik që ndodhet në vend.
“E zbuloi një ‘qendër të krimit’ që sipas saj aq të fuqishme, duke i pasur nën ndikim edhe policinë, burgjet, shtetin madje edhe Ambasadën Amerikane. Çka të them tjetër përveçse shpreh keqardhjen time për gjendjen e saj emocionale dhe shumë jo-stabile që nuk din as vet se çka dëshiron e për çka flet”, shtoi ish-bashkëshorti i këngëtares.

Ai madje ka ofruar edhe një dëshmi të një bisede në SnapChat, ku pretendon se ka pranuar një mesazh nga një e afërme e Fjollës, e cila ka qenë e angazhuar të pyes nëse Fisniku mendon ende për këngëtaren e hitit “Fb”.
“Mua ma ka dërguar një bisedë një person shumë i afërt i sa, të cilën e ka porositur që të më provokojë mua dhe që të merr vesh përmes saj se a e dua unë ende Fjollën? Por kam edhe shumë të tjera, video, shkrime, mesazhe e dëshmi të tjera për t’i publikuar nëse do të jetë e nevojshme ndonjëherë”, përfundoi Fisnik Syla për Telegrafin.
Fjolla Morina përndryshe kishte paralajmëruar një protestë për të dhe vajzën e saj me qëllim mbrojtjen e të drejtave të grave, por që në protestën e thirrur të dielën në Prishtinë në orën 12:00 – nuk doli askush. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin – e quan lojtar të shkëlqyer

Adam Pearson u bë viktimë e fyerjeve të tmerrshme për shkak të pamjes së tij

Gerta për Eglin: E nxori Xumin për këtë gjë dhe e bën vetë, Aldo: Duhet të qeshësh sa herë flet për moral

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Egli dhe Rizarta përballen pas dramës së sfidës: Nuk më pëlqeu që e hoqe me qëllim litarin, situata e banjës ishte gënjeshtër

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë