LAJMI I FUNDIT:

Fjolla Morina flet sërish për kërcënimet që i janë bërë: Më thoshin ‘do të ta heqim kokën e vajzës’

Fjolla Morina flet sërish për kërcënimet që i janë bërë: Më thoshin ‘do të ta heqim kokën e vajzës’

Dy ditë më parë këngëtarja, Fjolla Morina, akuzoi ish-partnerin e saj Fisnik Sylën për kërcënime ndaj saj dhe vajzës, për mashtrime dhe hakmarrje. Ndër të tjera ajo kërkoi ndihmë publikisht edhe ndaj autoriteteve përkatëse.

Reklama

E ftuar në emisionin e Top Channel “Shqipëria Live”, ajo foli pas një videoje në Instagram që ‘tronditi rrjetin”.

Fjolla e tensionuar tregon se sipas saj Syla ka ushtruar presion mbi të si psikologjik ashtu edhe dhunë fizike ndërsa e quan atë kriminel.

Ndër të tjera këngëtarja ka akuzuar ish-partnerin e saj në video se e ka vendosur ai armën në ngjarjen e ndodhur në vitin 2020. Fjolla Morina u arrestua më 19 shtator 2020 kur në çantën e dorës iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me 23 fishekë, ndërsa në bagazhin e makinës, një tjetër pistoletë e llojit çakmak. Këngëtarja që është nënë e dy vajzave, po udhëtonte me një automjet “Audi Q7” e tha se arma ishte aksidentalisht në çantën e saj e bëri të ditur se do të apelonte dënimin.

Gjatë arrestimit ajo tregoi gjithashtu se ka qenë e helmuar dhe e pavetëdijshme mjaftueshëm për t’u përgjigjur.

Si pasojë e dhunës psikologjike Fjolla thotë se ai ka dashur që mos jetë e aftë të kujdeset për fëmijën e saj ndërsa edhe koncertet i janë bllokuar që mos të ketë të ardhura për vajzën. Fjolla tregon se ka dy biznese ku fiton të ardhura dhe ndihet e pambrojtur dhe e sulmuar.

E pyetur nëse ish-partneri ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj ajo u përgjigj: “Ka ndodhur një herë, ka ushtruar dhunë, nuk e kam denoncuar.”

Fjolla trondit akoma më shumë pasi thotë se kanë dashur t’i vrasin fëmijën.

“Kemi me ta hek kokën e vajzës”, tha Fjolla se ishte një nga kërcënimet.

“Unë krejt i di, unë jam mirë, unë kam luftu për vajzën time. Për mu karriera nuk vlen, lufta për karrierën nuk vlen”, është shprehur gjithashtu ajo, ndërsa thotë se dëshira e saj është të jetojë një jetë normale me vajzën e saj.

Këngëtarja thotë së e gjitha situata është falë strategjisë dhe inteligjencës së Sylës duke dashur të dalë i pastër.

“Gjithë gjerat që i ka bë në Kosovë i ka bë për një arsye të vetme që do dali”, shprehet ajo.

Aludon që edhe avokati jot ishte i përfshirë?

“Jo nuk mendoj, po ai legeni *Syla* ( kërkon falje) e ka bërë me strategji në mënyrën më perfekte pasi i ka përdor njerëzit. Sepse ky ka pas interesat e vet dhe grackën që ka bë, e ka bë për hakmarrje së pari ndaj babit të vajzës.”

Po aludon që dërguesi i gjithë kësaj situate mund të jetë babai i vajzës?

“Është thikë me dy teha që nuk e din nga po pren.”

E pyetur nëse ka bërë një denoncim në Shqipëri Fjolla tha: “Jo nuk e kam bërë se e di kur të hup besimi prej krejtve… më ka humbur”, ndërsa tha se nuk është ballafaquar me procedurat, me të Shqipërisë ose Kosovës.

Fjolla kërkon edhe Gjykatës së Apelit të merret me Fisnik Sylën pasi sipas saj ai është një kriminel i cili e ka sulmuar dhe ka dashur t’i bëjë keq asaj dhe vajzës dhe shprehet e gatshme të dorëzohet dhe t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve.

“Jam e frikësuar”, u shpreh Fjolla ndërsa shprehu se tani nuk mund t’i besojë më askujt.

Në trend Magazina

Më shumë
Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Eskalon situata, Bledi Mane degradon me fjalor banal ndaj Nita Latifi në emision

Magazina
Kush është Noor Alfallah, me të cilën Al Pacino do të ketë fëmijë

Kush është Noor Alfallah, me të cilën Al Pacino do të ketë fëmijë

Magazina
Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Rita Ora dhe Taika Waititi shkëlqejnë në një fotosesion për Vogue Australia - zbulojnë detaje rreth romancës dhe martesës së tyre

Magazina
Alban Skënderaj e befason me një makinë luksoze Miriamin në ditëlindjen e 38-të

Alban Skënderaj e befason me një makinë luksoze Miriamin në ditëlindjen e 38-të

Magazina
Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Publikohet dokumenti që vërteton se kurorëzimi i Luizit me Kiarën ishte fiktiv, fituesi i BBVA rezulton beqar në gjendjen civile

Magazina
Pas Afronës, Blero nis pushimet në Itali me të dashurën e re

Pas Afronës, Blero nis pushimet në Itali me të dashurën e re

Magazina
Kalo në kategori