LAJMI I FUNDIT:

Ekipi olimpik i xhudos udhëtoi drejt Japonisë për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”

Ekipi olimpik i xhudos është nisur sot (e mërkurë) drejt Tokios së Japonisë, ku prej 23 korrik – 8 gusht 2021 do të mbahen Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Xhudistët të prirë nga trajneri Driton Kuka, do të vendosen fillimisht në Komunën e Sanjos, ku do të zhvillojnë përgatitje, para se të transferohen më 21 korrik në fshatin olimpik në Tokio.

Ekipin e ka përcjell në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, edhe shefi i misionit të ekipit olimpik të Kosovës, Jeton Rudari.

Krahas pesë xhudistëve: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, me ekipin udhëtoi edhe Flaka Loxha, në cilësinë e sparing partneres.

Publikohet lista me 11 sportistë që përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020
Lexo po ashtu Publikohet lista me 11 sportistë që përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020

Para nisjes, trajneri Kuka ka folur për fazën përgatitore që do ta zhvillojnë në Sanjo.

“Qyteti Sanjo është nikoqir i ekipit tonë, qytet ky që na ka pritur edhe para botërorit 2019. Atje do t’i përshtatemi klimatizimit të kohës dhe do të kemi përgatitje, në të cilat nuk lejohen sparingjet me sportistë tjerë, për shkak të pandemisë Covid 19. Unë besoj se ekipi është mjaftueshëm në numër për të ndihmuar njëri-tjetrin, si dhe për të mbajtur performancën dhe nivelin e përgatitjeve që tashmë e kemi arritur”, tha Kuka për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Të pesë xhudistët janë kualifikuar me normë olimpike. Ekipi olimpik përbëhet prej 11 sportistëve. Pjesa tjetër e ekipit olimpik udhëton prej 19 korrikut.

KOK iu uron rrugë të mbarë dhe mbarësi gjatë përgatitjeve dhe garave.

Në trend Sport

Më shumë
Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Humbi finalen dhe mbeti pa trofe, Ronaldo qau si kurrë më parë në karrierën e tij

Ligat tjera
Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

Barcelona dhe Valencia mund të bëjnë biznes dy herë këtë verë – dy yje mund të ndrrojnë ambient

La Liga
Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Gary Lineker zbulon arsyen kontroverse pse ai po mbështet Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

Palestër, kinema dhe shtatë dhoma gjumi: Kylian Mbappe ka blerë një pallat nga ish-sulmuesi i Real Madridit për 11 milionë euro

La Liga
Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Kosova kryen stërvitjen e radhës para ndeshjes me Norvegjinë - mungon Zhegrova, lëndohet Rrahmani

Përfaqësuesja e Kosovës
Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Jim Ratcliffe do t’ia katërfishojë pagën yllit të Man United pas triumfit në FA Cup

Premier League
Kalo në kategori