LAJMI I FUNDIT:

Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të EYOF Baku 2019

Ekipi i Kosovës parakaloi në ceremoninë hapëse të EYOF Baku 2019
Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: NOC Kosovo/Facebook)

Është hapur edhe zyrtarisht edicioni i 15-të i Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF) Baku 2019. Ceremonia hapëse u mbajt në Palestrën Crystal Hall, në prani të mijëra tifozëve.

Në parakalimin e Ekipit Olimpik të Kosovës, bartëse e flamurit ishte medalistja e bronztë Olimpike për të rinj, xhudistja, Erza Muminoviq.

Ekipi përbëhej nga 25 sportistë, trajnerë dhe zyrtarë.

Me një fjalë hyrëse të pranishmëve iu drejtua edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Janez Kocijançiq.

Ceremonia u përshkrua me koreografi të ndryshme që pasqyronin kulturën e Azerbajxhanit.

EYOF Baku 2019 vazhdon deri më 27 korrik. Për Komitetin Olimpik të Kosovës, pjesëmarrja në EYOF Baku 2019 është e treta pas Tbilisi 2015 dhe Gyor 2017.

Në Baku po marrin pjesë rreth 4 mijë sportistë të 50 shteteve.

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori