LAJMI I FUNDIT:

Ekipi Aster është i pari që kualifikohet për turneun e Dota 2 – Lima Major

Ekipi Aster është i pari që kualifikohet për turneun e Dota 2 – Lima Major

Team Aster janë ekipi i parë në të gjashtë rajonet garuese që kanë fituar një vend në Major deri më tani.

Një paraqitja fantastike duke siguruar pesë fitore gjatë dy javëve të para të ligës rajonale Winter Tour për skuadrat kineze tashmë u siguron atyre një biletë për në Lima Major.


Në këtë turne, skuadrat kineze i nisën ndeshjet e ligës rreth një javë më herët se pjesa tjetër e rajoneve. Ata do të jenë gjithashtu rajoni i fundit që përfundon sezonin e ligës për shkak të një pushimi 10 ditor, midis 17-31 janarit, për të festuar Vitin e Ri Kinez.

Ekipit Aster do t’i bashkohen edhe tri ekipe tjera që do të shkojnë në Lima Major, të cilat do të vendosen në javën e fundit të ndeshjeve.

Lima Major do të mbahet në kryeqytetin e Perusë, Lima nga data 22 shkurt. /Telegrafi/