Ky donacion me vlerë prej afro 35.000 euro, vjen pas bisedave te kreut të FHK-së dhe presidentit të EHF-së me 15 tetor 2014 në Vjenë, raporton Sporti1.

Tani kur FHK-ja është nikoqire e turneut kualifikues për Kampionatin Botëror 2015, qe zhvillohet ne Gjakovë nga data 9-11 dhe ne te cilin marrin pjesë përfaqësueset e Kosovës, Bellorusisë, Malit te Zi dhe Zvicrës, mbulimi i fushës së hendbollit me këtë shtresë speciale, me siguri do te bënë, atmosferën edhe ma të bukur, kurse për lojtarët kushte optimale për lojë.


Kjo shtresë e fushës së hendbollit e cila erdhi nga Osijeku (ku u zhvilluan ndeshjet grupore të Kampionatit Evropian qe u mbajt në Kroaci dhe Hungari, dje u vendos ne palestrën ‘Shani Nushi” në Gjakovë.

Të ju përkujtojmë se ndeshjen e parë zyrtare ne kualifikimet për EURO 2018, e cila u zhvillua në Prishtinë mes Përfaqësueseve të Kosovës dhe Rumanisë dhe Kosovës me 1 nëntor 2014, FHK-ja ishte e detyruar te huazon një fushë hendbolli “gerfloor” nga Federata e Hendbollit e Maqedonisë me një kosto prej mbi 4000 euro. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app