LAJMI I FUNDIT:

Efekti i Gerrardit te Rangers, duket se anglezi do të bëhet një trajner i madh

Efekti i Gerrardit te Rangers, duket se anglezi do të bëhet një trajner i madh
Steven Gerrard gjatë prezantimit si trajneri i Rangers (Foto: Getty Images)

Steven Gerrard ka qenë një nga lojtarët më të mirë në futbollin anglez në vitet e fundit.

Legjenda e Liverpoolit dhe Përfaqësueses së Anglisë tani ka filluar një aventurë të re me Rangers.


Javë më parë ai është emëruar trajner i skuadrës së njohur skoceze.

Steven Gerrard gjatë miqësores mes miqësores para-sezonale të Rangers me Wigan Athletic në Ibrox Stadium, Glasgow, Skoci (Foto: Getty Images)

38-vjeçari në pesë ndeshjet në krye të kësaj skuadre nuk ka pësuar asnjë humbje.

Por, fakti interesant është se në 535 minuta ekipi i Gerrardit nuk ka pranuar ende asnjë gol.

Miqësore: Rangers 6-0 Bury

Liga e Evropës: Rangers 2-0 FK Shkupi

Liga e Evropës: FK Shkupi 0-0 Rangers

Liga e Evropës: NK Osijek 0-1 Rangers

Miqësore: Rangers 3-0 Wigan

Duket se Gerrard do të ketë fatin e Zinedine Zidanes, nga një lojtar i madh, në një trajner të madh. /Telegrafi/