LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i 13-të: Programet e Edukimit në Anibar

Edicioni i 13-të: Programet e Edukimit në Anibar

Ka një sërë punëtorish dhe masterklasa unike në edicionin e 13-të të Anibar që do t’ju ndihmojnë të avanconi zhvillimin tuaj profesional dhe personal.

Në Anibar janë 4 punëtori dhe 3 masterklasa të ndryshme ku mund të zgjeroni aftësitë tuaja si animator dhe çdo punëtori fokusohet në një aspekt të ndryshëm të animacionit. Këto janë punëtoritë e ndryshme që janë kuruar:


Si të Bëheni Animatorë të Stop Motion

Tutori: Marcus Grysczok

Datat: 13-19 Korrik

Lokacioni: Shkolla e Muzikës, Pejë

Mosha: 9-13

Ora: 10:00-13:00

Regjisor i bazuar në Erfurt, Marcus Grysczok i bashkohet Anibarit duke na njoftuar me botën e animacionit stop-motion. Karriera e bujshme e Grusczokut po ashtu përbëhet nga përvoja e tij si drejtor i animacionit, tutor, themelues i “Stop Motion Academy” dhe “Mobile Animation Box”. Përmes punëtorisë së tij: “Si të Bëhemi Animatorë të Stop Motion”, Grysczok na ofron mundësinë për të përjetuar një teknikë unike të animacionit stop-motion.

Një punëtori shumë angazhuese dhe praktike të cilën nuk duhet ta humbisni. Programi përqendrohet në zhvillimin e aftësive personale, përdorimin e teknikave të ndryshme dhe në angazhimin e zhvillimit dhe implementimit të projekteve personale. Pjesë e programit është gjithashtu udhëzimi për instalacionin e thjeshtë të një studios, ku do të procesohen të dhënat e krijuara dhe zhvillohen klipet e animacionit. Për tutorin, Marcus Grysczok, kjo nuk është hera e parë që ai punon me fëmijë nga Kosova. Në 2020 gjatë festivalit Hybrid, Grysczok ka udhëhequr një punëtori të suksesshme përmes rrjeteve sociale.

Kjo punëtori është e organizuar me mbështetjën e Ambasadës Gjermane në Kosovë.

Animacioni dhe Realiteti i Shtuar

Tutorja: Kristína Saganova

Datat: 14-19 Korrik

Lokacioni: Qendra Rinore, Pejë

Mosha: 15-18

Koha: 10:00-13:00

Punëtoria ka të bëjë me bashkëpunimin e mediave të reja dhe të mësuarit për potencialin e animacionit përtej industrisë së filmit. Pjesëmarrësit mund të punojnë individualisht si dhe në ekipe të vogla dhe ata do të udhëzohen të përdorin potencialin e realitetit të shtuar (AR) për të krijuar vepra arti unike dhe argëtuese që marrin jetë kur shikohen përmes një aplikacioni AR.

Në punëtori, pjesëmarrësit do të mësojnë se sa e lehtë dhe emocionuese është të krijoni veprën tuaj artistike me një realitet të shtuar të animuar! Gjatë punëtorisë ne nuk do të fokusohemi vetëm në të kuptuarit e mediumit, por edhe në kuptimin dhe përmirësimin e krijimtarisë sonë.

Kristína Saganová (1989) është artiste Sllovake, animatore dhe e diplomuar për Dizajn të Animacionit në MOME Hungareze në Budapest. Në vitin 2018, ajo përfundoi studimet e saj BA në VSMU në Bratislavë me një film jo-narrativ “Poetika Anima” dhe më vonë në vitin 2020 përfundoi studimet Master me një projekt AR (realitet i shtuar), “Dreams of Eden”. Aktualisht ajo është e vendosur në High Tatras, ku punon si freelancer dhe punon në ekspozitën e saj të re me realitet të shtuar (AR).

Kjo punëtori është e organizuar brenda projektit ‘Spreading culture from the Visegrad countries to the Western Balkans’ e mbështetur nga fondi i Visegradit. Projekti është i bashkë-financuar nga Qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polandës dhe Sllovakisë.

Scratchatopia

Tutori: Steven Woloshen

Data: 15 Korrik (Ditore)

Lokacioni: Kinemaja Jusuf Gërvalla, Pejë

Mosha: Të gjitha moshat

Nëse doni të krijoni si një piktor/e dhe një regjisor/e, këtu është një mundësi e shkëlqyer për të bërë filmin tuaj të animuar ose eksperimental 35 mm pa kamerë dhe pa film të përpunuar. Të dy, Norman McLaren dhe Len Lye e eksploruan këtë teknikë në vitet 1930 dhe pothuajse 80 vjet më vonë, ajo ende befason vazhdimisht audiencat.

Në këtë punëtori të udhëhequr nga Steven Woloshen, ne do të eksplorojmë teknikat e shumta të krijimit të filmave pa kamera dhe do të zbulojmë teknika të reja gjatë rrugës. Pjesëmarrësit inkurajohen të zgjedhin materiale dhe mjete që funksionojnë në mënyrë efektive, dhe më pas të gërvishtin, lyejnë dhe kolazhojnë drejtpërdrejt në sipërfaqen e negativit transparent – negativit të zi ose materialit të shkrepur e përdorur më parë. Ne do të shikojmë gjithashtu metodat e njohura të sinkronizimit të kolonave zanore dhe digjitalizimit të filmave të bërë me dorë.
Kjo punëtori është e organizuar me mbështetjen e Ambasadës Kanadeze në Zagreb.

Deluzione të Animuara

Tutori: Andy London

Data: 13-19 July

Lokacioni: Qendra Rinore, Pejë

Mosha: 15+

Ora: 10:00-13:00

Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit do të kenë 7 sesione dhe deri në fund të punëtorisë, të gjithë do të bëjnë një film të shkurtër të animuar një minutësh duke përdorur biseda të regjistruara dhe një sërë teknikash, softuerësh dhe materialesh të animimit.

Tutori është Andy London, një novelist grafik, regjisor dhe animator, filmat e të cilit janë filma të vlerësuar me çmime. Përveç krijimit të filmave dhe komikeve, Andy drejton një program animacioni në ‘Hostos Community College” në qytetin e Nju Jorkut dhe është Ligjërues Vizitues në Departamentin AFVS të Universitetit të Harvardit. Ai është gjithashtu anëtar i Akademisë së Arteve të filmit dhe Shkencave të Filmit.

Kjo punëtori është e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa këto janë masterklasat të cilat janë kuruar:

Masterklasa: Të menduarit abstrakt në bërjen e filmave të animuar

Tutor: Balint Gelley

Datat: 13-14 Korrik

Lokacioni: Shkolla e Muzikës, Pejë

Ora: 16:00-18:00

Fillimisht, Balinti është regjisor i filmave të animuar, por që kur filloi CUB Animation me Bella Szederkényi, ai ka filluar të punoj edhe si producent. Rrjedhimisht, ai duhet të balancojë si anën krijuese, ashtu edhe atë praktike e realiste të animacionit. Kjo masterklasë do të jetë për këtë të fundit. Do të jetë një përmbledhje e shkurtër se si ta çoni idenë tuaj në ekran, nga fillimi në fund. Ne do të shikojmë anën praktike të realizimit të një filmi të shkurtër dhe do të flasim për procesin, buxhetin, financimin, planifikimin dhe mundësitë e bashkëprodhimit me Hungarinë.

Tutori Balint Gelley u diplomua në departamentin e animacionit të MOME në 2012. Ai themeloi CUB Animation Studio me Bella Szederkényi në 2015. Ai është themelues dhe anëtar bordi i Shoqatës Hungareze të Prodhuesve të Animacionit. Ai punon si regjisor, producent dhe mësues në MOME.

Masterklasa do të mbahet për dy ditë më 15 dhe 16 korrik.

Masterclass: Zhvillimi Visual Për Animacion

Tutorja: Panni Gyulai

Datat: 17-18 Korrik

Lokacioni: Shkolla e Muzikës, Pejë

Ora: 16:00-18:00

Qëllimi i kësaj masterklase është t’u japë pjesëmarrësve një pasqyrë të vogël të procesit krijues të ndërtimit të konceptit vizual për një histori. Nëpërmjet shembujve të ndryshëm ata do të kuptojnë më mirë mundësitë e pafundme që animacioni ose më saktë animacioni si një formë arti mund të ofrojë. Janë disa pyetje që duhen ngritur kur po ndërton një botë, një atmosferë, një hapësirë ​​për historinë tënde në mënyrë që të marrësh audiencën për dore dhe ta çosh nëpër pyll.

Me ndihmën e këtyre pyetjeve, pjesëmarrësit mund të punojnë në tregimet e tyre gjatë këtij masterklasi 2-ditor.

Trutorja, Panni Gyulai, është një profesioniste aktive e animacionit dhe arteve të bukura në zonën e Budapestit. Ajo u diplomua në Universitetin e Arteve dhe Dizajnit Moholy-Nagy të Hungarisë në vitin 2018, ku tani është edhe mësuese. Përveç mësimdhënies, ajo punon si artiste e pavarur. Në punën e saj, ajo përpiqet të tregojë edhe një rrëfim personal, duke përkthyer një sërë aftësish artistike si në projektet e saj solo ashtu edhe në ato bashkëpunuese.

Masterklasi do të mbahet për dy ditë më 17 dhe 18 korrik.

Masterklasa: Të menduarit abstrakt në bërjen e filmave të animuar

Tutorja: Julia Farkas

Datat: 15-16 Korrik

Lokacioni: Shkolla e Muzikës, Pejë

Ora: 16:00-18:00

Qëllimi i kësaj masterklase është t’u japë udhëzime pjesëmarrësve se si të dëgjojnë intuitat e tyre dhe si të zhvillojnë stilin e tyre artistik. Tutorja do të japë më shumë informata mbi veprat e saja artisike dhe se si ajo mori 2 miliardë shikime në Giphy me metodën e saj intuitive të punës. Ajo do të tregojë gjithashtu se si e zhvilloi nga e para “Big Crunch” e saj të shkurtër 2 minuta për Adultswim. Ajo do të prezantojë faqet e skicave, gif-et dhe tabelat e tregimeve dhe do të flasë për tërheqjen e saj pasionante ndaj universeve paralele. Ajo thotë se është më mirë nëse mbani një libër skicash me vete çdo ditë në këtë mënyrë mund të bëni diçka argëtuese kudo që të shkoni, por gjithashtu do të jeni në gjendje të zhvilloni stilin tuaj artistik hap pas hapi.

Tutorja, Julia Farkas, (1980) është një regjisore animacioni me bazë në Budapest, projektuese e personazheve, krijuese e filtrave GIF dhe AR. Ajo studioi animacion dhe komunikim vizual në Universitetin e Artit dhe Dizajnit Moholy-Nagy në Budapest. Ajo është veçanërisht e frymëzuar nga universet paralele dhe i pëlqen ta mbushë punën e saj me humor dhe mendim abstrakt.
Ajo gjithashtu ka pasur klientë të famshëm si Warner Bros, Adults Swim dhe MTV.

Masterklasa do të mbahet për dy ditë më 15 dhe 16 korrik.

Këto punëtori janë organizuar brenda projektit ‘Spreading culture from the Visegrad countries to the Western Balkans’ e mbështetur nga fondi i Visegradit. Projektet janë të bashkë-financuara nga Qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polandës dhe Sllovakisë.

Në trend Magazina

Më shumë
“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?

Magazina
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin

Magazina
Kalo në kategori