Edhe një sukses i boksierëve të Kosovës

Kosova në këtë turne ndërkombëtare u prezantua me 12 boksierë, duke treguar performancë mjaft të mirë.
Luan Demaj (41 kg), Patriot Behrami (51 kg), Bashkim Bajoku (33 kg) , Shpëtim Bajoku (41 kg), Flamur Sejfijaj (60 kg), Endrit Kelmendi (56 kg), Taulant Sejfijaj (69 kg), Ardit Delijaj (81 kg), Atdhe Delijaj (64 kg), Emanuel Zefi (64 kg), Edmond Zefi (60 kg), Donjeta Sadiku (60 kg), këta ishin boksierët që përfaqësuan vendin tonë në turneu memorial “Braça Maroviç” dhe xhiroja e 6-të e Benelux Liga në boks, trasnemton kp.
Boksierët tonë fituan pesë medalje të arta, gjashtë të argjednta dhe tre trofe. Juria e këtij turneu në fund shpalli boksierët më të mirë, ndër ta Endrit Kelmendi, u zgjodh tekniku më i mirë, ndërsa Edmon Zefi, u shpall boksieri më i mirë i huaj dhe Ardit Deliaj boksieri më i mire i ri.
Në turne morën pjesë boksierët nga Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi. Kjo ligë është e mirëseardhur për boksierët tanë dhe që të fitojnë përvojë ndërkombëtare.
Rezultatet
41 kg Pavle Bozhoviq (MZ) dhe Luan Demaj (KS) 2:0
33 kg Bashkim Bajoku (KS)-Dimitrije Radojeviq (MZ) 0:2
52 kg Patriot Behrami (KS)-Stefan Sjekloça (MZ) 2:0 (KO r.1)
60 kg Tamara Radunoviç (MZ)-Donjeta Sadiku (KS) 2:0
60 kg Flamur Sejfiaj (KS) – Milovan Sekuloviq (MZ) 0:2
56 kg Endrit Kelmendi (KS)-Armin Migjenoviç (MZ) 2:0
69 Taulant Sejfiaj (KS)-Ogenjen Çehoviq (MZ) 0:2
81 kg Ardit Deliaj (KS)-Jovan Milanoviç (MZ) 2:0
64 Atdhe Deliaj (KS)-Petar Marçiç (MZ) 0:2
64 kg Emanuel Zefi (KS)-Petar Gjuriçkoviç (MZ) 0:2
60 kg Edmond Zefi (KS)- Remzo Ikoviç (MZ) 2:0



















































