LAJMI I FUNDIT:

E paqartë e ardhmja e Brozovic – Barca nuk ia plotëson akoma kushtet, atij nuk i pëlqen ideja të shkojë në Arabinë Saudite

E paqartë e ardhmja e Brozovic – Barca nuk ia plotëson akoma kushtet, atij nuk i pëlqen ideja të shkojë në Arabinë Saudite
(Foto: Getty Images)

Marcelo Brozovic është kundër idesë për t’u transferuar te Al Nassr dhe kroati nuk dëshiron të shkojë në Arabinë Saudite edhe nuk arrin marrëveshje me Barcelonën.

Interi tashmë ka arritur marrëveshje për çmimin prej 23 milionë eurosh me klubin nga Saudi Pro League dhe gjëja e vetme ishte që kroati ta pranonte kontratën trevjeçare me pagë prej 20 milionë eurosh në sezon.


Nerazzurrët duan ta realizojnë shitjen, në mënyrë që të sjellin përforcime, në veçanti Davide Frattesin nga Sassuolo.

Zbulohet oferta e Barcelonës për Brozovic
Lexo po ashtu Zbulohet oferta e Barcelonës për Brozovic

Megjithatë, siç raporton Sky Sport Italia, me kalimin e ditëve, Brozovic është kundër idesë për t’i larguar nga futbollit elitar evropian në moshën 30 vjeçare.

Barcelona nuk mund të bëjë ofertë pa shitur ndonjë lojtar, për më shumë nuk do të mund të ofrojë më shumë se 18 milionë euro për shërbimet e tij.

Mesfushori ka edhe tri vite kontratë me Interin (deri në qershor 2026), prandaj nuk ngutet për të marrë vendim.

Në anën tjetër, Sportitalia raporton se gjasat janë të mëdha që ai të kalojë te Al Nassr që po i plotëson çdo kërkese, përfshirë edhe rritje të pagës për 25 milionë euro në sezon dhe kontratë dyvjeçare. /Telegrafi/