LAJMI I FUNDIT:

E hoqi nga Instagrami, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipën

E hoqi nga Instagrami, Selena Gomez tregon nëse ka mosmarrëveshje me Dua Lipën

Selena Gomez ka folur për thashetheme se ajo ka mosmarrëveshje me Dua Lipën pasi e bëri ‘unfollow’ në Instagram.

31-vjeçarja – seriali Hulu i së cilës Only Murders In The Building u rinovua për një sezon të katërt – kishte shumë fansa që pyesnin veten se çfarë ndodhi kur vunë re se ajo kishte hequr ndjekjen e artistes 28-vjeçare në Instagram në qershor.


Selena vendosi që më në fund të fliste për këtë pasi ajo u shfaq në kopertinën e edicionit të fundit të “Fast Company”.

Ish-ylli i Disney shpjegoi: “Ishte një aksident”, shkruan DailyMail.

“Sapo pastroja disa nga Instagrami im. Pastaj dikush më thirri dhe më tha: ‘Çfarë ndodhi me Dua-?”, tha Selena.

Menjëherë pas kësaj, Selena e mbështeti publikisht Duan si për të treguar se nuk kishte asnjë mosmarrëveshje mes tyre.

Ajo postoi një foto mahnitëse me një fustan me model fluturash “Versace” me mbishkrimin: “Një moment i vogël Versace/Dua”.

Javë më parë Selena la pas krahëve një tjetër grindje teksa mbështeti me kënaqësi këngën e ardhshme të Miley Cyrus , “Used To Be Young”, pasi njoftoi se do të lëshojë gjithashtu muzikë të re në të njëjtën ditë.

Themeluesja e “Rare Beauty” ndau një klip nga një episod i Hannah Montana ku ajo portretizoi rivalen e Cyrus, Mikayla Skeech, në serinë e suksesshme të kanalit Disney.

Dua Lipa: Gjëja më fuqizuese tek gratë kosovare është vetëbesimi i tyre
Lexo po ashtu Dua Lipa: Gjëja më fuqizuese tek gratë kosovare është vetëbesimi i tyre

Ajo gjithashtu shtoi tekst poshtë videos dhe u shkroi 427 milionë fansave dhe ndjekësve të saj: “Miley Cyrus dhe unë të dy kemi një single së shpejti dhe do të publikojmë në të njëjtën ditë”.

“Ne kemi qenë mikesha që kur kemi qenë të vogëla”, shtoi Gomez.

Foto: Getty Images

Këngëtarja e “Flowers” gjithashtu përdori InstaStoryn në Instagram për të ripostuar të njëjtin klip dhe shtoi një mesazh të sajin mbështetës për Gomez.

Më 24 gusht, aktorja e “Only Murders In The Building” u shfaq në rrjetet sociale dhe i befasoi fansat kur zbuloi se do të lansonte muzikë të re.

Single “Soon” – i cili është prodhuar nga Benny Blanco dhe Cashmere Cat – vjen pas publikimit të remix-it të saj hit, “Calm Doën”, me Rema vitin e kaluar në 2022. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Dafina Zeqiri thekson muskujt e formësuar të barkut në fotografitë atraktive nga palestra

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Beatrix Ramosaj tërheq vëmendjen me fotografitë e reja nga Florida, thekson linjat trupore në fustanin portokalli

Magazina
Kalo në kategori