LAJMI I FUNDIT:

Dybala i hapur për transferimin te Barcelona

Dybala i hapur për transferimin te Barcelona

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala thuhet se është i hapur për t’u transferuar te Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Transferimi i lojtarëve të lirë po e tërheq Barcelonën kohëve të fundit dhe tashmë kanë filluar shumë lëvizje për lojtarët më të mirë që janë të lirë nga 30 qershori.

Njëri prej tyre është argjentinasi Dybala, kontrata e të cilit përfundon më 30 qershor dhe duket se nuk do të vazhdojë më te Juventusi.

Juventusi i vendos ultimatum Dybalas për rinovimin e kontratës
Lexo po ashtu Juventusi i vendos ultimatum Dybalas për rinovimin e kontratës

Sipas gazetës Sport, Dybala është i gatshëm të nënshkruajë me Barçën, i vetëdijshëm se në të kaluarën ka pasur interes për nënshkrimin e tij, edhe pse sot nuk do të ishte një opsion prioritar.

Argjentinasi dëshiron të luajë në ligën spanjolle pavarësisht se tashmë ka oferta nga Liga Premier dhe Serie A në tavolinë për të vazhduar karrierën.

Nuk është hera e parë që Barça dhe Dybala kontaktojnë njëri-tjetrin. Tre sezone më parë, klubi Blaugrana ofroi një çmim transferimi, por ai nuk u negociua kurrë.

E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë
Lexo po ashtu E ardhmja e Lautaros te Interi në dyshim, Marotta synon përforcime në sulm dhe ka tre emra në listë

Oferta më e mirë që ka Dybala vjen nga Tottenham Hotspur. Drejtori i tyre sportiv, Fabio Paraticci, e ka pasur te Juventusi dhe njeh mirë cilësinë e lojtarit. Në Tottenham besojnë se është një mundësi e madhe në treg dhe ata tashmë kanë folur me të.

Interi është gjithashtu në gjendje të rrëmbejë lojtarin nga Juventusi, pasi argjentinasi ka bërë një paraqitje të mirë kur ka qenë i përgatitur fizikisht. /Telegrafi/