Unai Emery do ta fillojë nesër (e diel) aventurën e tij si trajneri i Arsenalit në Ligën Premier.

Trajneri spanjoll erdhi në krye të klubit londinez para disa muajsh si zëvendësues i legjenës franceze, Arsene Wenger.

Megjithatë, përveç barrës i pasues i Wengerit, Emery do të përballet së pari herë edhe me futbollin anglez, pasi më parë nuk ka drejtuar asnjë skuadër në këtë kampionat.

Dita e nesërme (e diel) do të jetë testi i parë për Emeryn në Ligën Premier si trajner i Topçinjve, pikërisht në derbin e javës ndaj Manchester Cityt.

Emery për herë të parë udhëheq një ekip anglez (Getty Images)

Por, dilema e madhe është se me çfarë rreshtimi dhe si do të luaj spanjolli te Arsenali?

Portali i njohur britanik Goal.com ka përpiluar dy formacione të mundshme se si Emery mund të luaj me Arsenalin e tij.

Formacioni i parë është ai i përhershmi 4-2-3-1, ku luajnë blerjet e reja si Bernd Leno, Sokratis dhe Lucas Torreira, ndërsa vend ka edhe për dyshen Granit Xhaka-Shkodran Mustafi.

Formacioni i dytë i mundshëm është ai 3-4-1-2, ku ka befasi në të dhe njëra nga to është lënia jashtë e Xhakës.

/Telegrafi/