LAJMI I FUNDIT:

“Duart tuaja janë të përgjakura” – pankartë e fuqishme kundër Serbisë gjatë performancës së artistit serb në ‘Eurovision 2025’

“Duart tuaja janë të përgjakura” – pankartë e fuqishme kundër Serbisë gjatë performancës së artistit serb në ‘Eurovision 2025’

Serbia ka konkurruar në natën e dytë gjysmëfinale të ‘Eurovision 2025’.

Pas performancës së Princ, përfaqësuesit të Serbisë, një person në publik shpalosi një pankartë me mbishkrimin provokues “Duart tuaja janë të përgjakura”.

Përveç këtij mesazhi të drejtpërdrejtë, në pankartë ishte vizatuar edhe një gjurmë dore e kuqe, simbol i protestave studentore që po zhvillohen në Serbi tash e gjashtë muaj. Kjo dorë është bërë ikonë e rezistencës ndaj shtypjes dhe mungesës së drejtësisë në vend.


Kamerat e festivalit e kapën momentin kur u shfaqën pamje nga publiku menjëherë pas përfundimit të performancës së këngëtarit serb, shkruan Danas.

Edhe pse ky mesazh i pankartës duket të jetë në përkrahje të protestave brenda Serbisë, nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë qenë një kujtesë për historinë e dhimbshme të rajonit, veçanërisht për krimet e kryera nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë, të cilat janë cilësuar si gjenocid nga viktimat dhe shumë zëra ndërkombëtarë. Serbia vazhdon të refuzojë njohjen e këtyre krimeve dhe nuk ka kërkuar ndjesë për masakrat e kryera ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë.

Shqipëria dhe Greqia, të vetmet shtete nga Ballkani që u kualifikuan në finalen e madhe të 'Eurovision 2025'
Lexo po ashtu Shqipëria dhe Greqia, të vetmet shtete nga Ballkani që u kualifikuan në finalen e madhe të 'Eurovision 2025'

Në këtë kontekst, pankarta në Eurovision mund të shihet si një akt simbolik kundër mosndëshkimit dhe mohimit të përgjegjësisë historike, si dhe një zë i fuqishëm ndërkombëtar që refuzon të heshtë përballë së kaluarës së përgjakur të shtetit serb.

Ndryshe, Princ performoi të enjten i 15-ti me radhë në natën e dytë gjysmëfinale të Eurovisionit, por nuk arriti ta kualifikojë vendin e tij në finale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Lidhja e Yamal me influenceren 12 vjet më të vjetër, kjo e fundit merr kërcënime

Magazina
Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Loredana ndan foto me Adeyemin duke pozuar në aeroplan privat

Magazina
Aktorja e njohur çau hundën në setin e xhirimeve: Thirrën menjëherë një kirurg plastik

Aktorja e njohur çau hundën në setin e xhirimeve: Thirrën menjëherë një kirurg plastik

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Sarah Jessica Parker: Më linin pa fjalë komentet për pamjen time fizike

Sarah Jessica Parker: Më linin pa fjalë komentet për pamjen time fizike

Magazina
Edhe Rita Ora përfshihet në frymën e këngës “Si ai” - një mbështetje indirekte për suksesin viral të Taynës

Edhe Rita Ora përfshihet në frymën e këngës “Si ai” - një mbështetje indirekte për suksesin viral të Taynës

Magazina
Kalo në kategori