Dua Lipa po vazhdon të ndajë momente nga udhëtimet dhe përditshmëria e saj me ndjekësit në rrjetet sociale, teksa po shijon disa ditë pushimi para nisjes së turneut veror.

Këngëtarja ka zbuluar përmes postimeve të fundit se ndodhet në Francë, ku po viziton vende të njohura kulturore dhe artistike.


Dua Lipa/Instagram

Gjatë qëndrimit të saj, Dua vizitoi muzeun e famshëm “Fondacioni Maeght”, që ndodhet pranë fshatit Saint-Paul-de-Vence në jug të Francës, një hapësirë e njohur për artin modern dhe ekspozitat prestigjioze.

Përveç vizitës, vëmendje në rrjet mori edhe paraqitja e saj. E veshur me një fustan elegant dhe modern, artistja shqiptare u komentua për stilin dhe pamjen gjatë vizitës në muze. /Telegrafi/

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram