Blogerja Sara Hoxha ka folur së fundmi për një nga momentet më emocionuese që ka përjetuar si nënë gjatë një interviste për X Media.

Ajo ndau detaje rreth raportit me vajzën e saj, Poem, dhe sfidave që kanë ardhur pas ndarjes nga Ledri Vula.


Gjatë intervistës, Sara u pyet për pyetjen më të vështirë që i kishte bërë ndonjëherë vajza e saj.

Foto: TikTok

Ajo tregoi se Poem e kishte pyetur pse ajo dhe Ledri nuk janë më bashkë, një moment që e cilësoi mjaft të ndjeshëm.

Sipas Sarës, ajo vendosi t’i përgjigjej me sinqeritet dhe me një gjuhë të përshtatshme për moshën e vajzës, duke i shpjeguar se marrëdhënia mes saj dhe Ledrit nuk po funksiononte më dhe se nuk po arrinin të kuptoheshin si më parë.

Biseda nuk përfundoi aty, pasi Poem e pyeti nëse ekzistonte mundësia që ata të ribashkoheshin.

Sara tha se i tregoi vajzës se kishin bërë përpjekje për ta shpëtuar raportin, por në fund kishin kuptuar se ndarja ishte zgjedhja më e mirë për të gjithë familjen. /Telegrafi/

@xmedia.web "Pse jam ndarë me Ledrin", pyetja që Poem Blu i ka bërë mamit të saj... #sarahoxha #xmedia ♬ original sound - X-Media