- 16/05/2026 19:07-Votimi ende i hapur për shtetet jo pjesëmarrëse
- 16/05/2026 18:37-Gjithçka që duhet të dini për finalen e 'Eurovision 2026'
- 16/05/2026 18:18-Telegrafi voton ekskluzivisht për Çmimin e Medias
- 16/05/2026 18:11-Lista e plotë e shteteve finaliste
- 16/05/2026 18:09-"Të bashkuar nga muzika" për jubileun e 70-të të Eurovisionit
Sonte (e shtunë) më 16 maj, mbahet finalja e 'Eurovision 2026', një prej ngjarjeve më të mëdha evropiane të industrisë së muzikës.
Spektakli zhvillohet drejtpërdrejt nga 'Wiener Stadhalle' në Vjenë të Austrisë, vendi që e mirëpret edicionin e këtij viti pasi ishte fitues vitin e kaluar.
Në këtë mbrëmje të madhe do të ngjiten në skenë plot 26 shtete, të cilat do të garojnë për të fituar trofeun e këtij viti, ndërsa Shqipëria prezantohet nga Alis me këngën "Nan".
Telegrafi do t’ju mbajë të informuar në kohë reale për zhvillimet e fundit, hap pas hapi, gjatë kësaj finaleje të madhe.
16/05/2026 19:07-Votimi ende i hapur për shtetet jo pjesëmarrëse
Shtetet që nuk janë pjesëmarrëse në finale, që në Eurovision identifikohen si pjesa tjetër e botës mund të votojnë online përmes faqes esc.vote.
Edhe Kosova është në listën e shteteve jo pjesëmarrëse, me çka shqiptarët e Kosovës kanë mundësi të votojnë vetëm në këtë mënyrë.
Kjo mënyrë e votimit është e hapur vetëm sonte deri në orën 21:00, pra para fillimit të spektaklit.
16/05/2026 18:37-Gjithçka që duhet të dini për finalen e 'Eurovision 2026'
Ngjarja e Eurovisionit përcjellet me një mal zhvillimesh dhe ngjarjesh përgjatë një spektakli tre orësh.
Telegrafi ka publikuar një artikull përmbledhës, për t'ju informuar më në detaje të asaj se çfarë duhet të dini për festivalin më të madh të muzikës.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
16/05/2026 18:18-Telegrafi voton ekskluzivisht për Çmimin e Medias
Sonte, në kuadër të finales së 'Eurovision 2026', do të ndahen tri çmime speciale të njohura si Çmimet Marcel Bezençon. Njëra nga kategoritë kryesore është “The Media Award” (Çmimi i Medias), që i ndahet këngës më të mirë sipas votimit të mediave të akredituara nga mbarë bota.
Këtë vit, Telegrafi.com është akredituar zyrtarisht nga Eurovisioni dhe ka marrë pjesë në procesin e votimit për këtë çmim prestigjioz. Përveç “The Media Award”, ndahen edhe “The Artistic Award” (votuar nga komentatorët për performancën më të mirë artistike) dhe “The Composer Award” (zgjedhur nga kompozitorët finalistë), ndërsa ceremonia e çmimeve zhvillohet para nisjes së spektaklit final.
Lexo lajmin e plotë duke klikuar këtu.
16/05/2026 18:11-Lista e plotë e shteteve finaliste
Kjo është renditje zyrtare e performancave të shteteve që garojnë sonte në finalen e 'Eurovision 2026'.
Shqipëria është e pesta në garë, me çka për t'u votuar do të duhet që shqiptarët nga shtetet e tjera të dërgojnë kodin 05 në numrat përkatës.
16/05/2026 18:09-"Të bashkuar nga muzika" për jubileun e 70-të të Eurovisionit
Sivjet, 'Eurovision 2026' në Vjenë vjen me sloganin “United by Music - in the Heart of Europe (Bashkuar nga muzika - në zemër të Evropës)”, një moto që e thekson edhe më shumë frymën bashkuese të festivalit në jubileun e 70-të të organizimit.
Ky mesazh ndërtohet mbi sloganin e përhershëm “United by Music” të vendosur nga EBU (Unioni i Transmetuesve Evropianë), ndërsa i shton një “prekje” lokale Austrisë, duke e vendosur garën në zemër të Evropës.



















