Dua Lipa, është ndër këngëtaret që po thyen rekorde të shumta në industrinë muzikore.

Përpos kësaj, ajo po merr vëmendje të madhe edhe përmes imazheve dhe videove nga përditshmëria e saj.


Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, ajo dëshmoi se di të josh duke vënë në pah linjat trupore.

dualipa 129738105 1350528798629711 5820776514920428263 n Foto: Instagram

Imazhet janë shkrepur në një ambient unik, teksa Dua merrte poza tërheqëse para kamerës.

"Nëse nuk mund të kërceni me të, nuk e dua", ka shkruar ajo në përshkrim.

dualipa 130539483 177443624095910 4480793752207246133 n Foto: Instagram

Ndërkaq, artistja e njohur është nominuar në gjashtë kategori të "Grammy Awards 2021", tre prej tyre më të rëndësishme. /Telegrafi/