LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa uron Ramazanin: Shpresoj që muaji i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk

Dua Lipa uron Ramazanin: Shpresoj që muaji i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk
Foto: Dua Lipa/Instagram

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, iu ka uruar të gjithë ndjekësve të saj fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Këtë ajo e ka bërë përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku ka shfaqur një buqetë lulesh, teksa ka shkruar në mbishkrimin e saj një urim të përzemërt.


“Muaji i Ramazanit: Shpresoj që muaji i shenjtë t’ju sjellë lumturi dhe paqe me bollëk për të gjithë ata që po agjërojnë në të gjithë botën”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Edhe vet Dua përndryshe është me prejardhje nga një familje shqiptare, me përkatësi myslimane.

Artistja Lipa përndryshe së fundmi është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar, pas një qëndrimi disa mujor me të dashurin e saj, Anwar Hadid, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo ndodhet në Londër për performancën e saj të radhës në eventin e ndarjes së çmimeve, Brit Awards 2021.

Në këtë ngjarje, e cila do të mbahet më 11 maj të këtij viti në “The O2 Arena” të Londrës, Dua është nominuar për tri çmime: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

U përfol për krisje të lidhjes së tyre: Graciano flet për herë të parë për raportin me Argjirën, pas rihyrjes në BBVA

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Kompania e Kim Kardashian zbulon aksidentalisht masën e saj, ndërsa ajo modelonte bikini nga koleksioni i saj “SKIMS”

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Kalo në kategori