LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa i tregon botës për Paradën e Krenarisë në Prishtinë dhe krijimin e hapësirave të sigurta për komunitetin LGBT+

Dua Lipa i tregon botës për Paradën e Krenarisë në Prishtinë dhe krijimin e hapësirave të sigurta për komunitetin LGBT+

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë gjithmonë një aleate e komunitetit LGBT+.

Ajo ka përkrahur paradën e parë të krenarisë të organizuar në Prishtinë, gjersa së fundmi i ka dhënë një hapësirë të veçantë komunitetit LGBT+ në vendin e saj.


Përkatësisht në buletinin e publikuar në faqen e saj Service95, Lipa i ka treguar botës për hapësirat e sigurta dhe Paradën e Krenarisë në Kosovë.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Këngëtarja e hitit “New Rules” ndau me 88 milionë ndjekësit e saj një pamje të këtij artikulli, i cili është i përditësuar me fotografi nga parada e fundit e krenarisë e mbajtur në Prishtinë.

Dua Lipa nxit imagjinatën e fansave me pozat e fundit, ndërsa shfaqet provokuese si 'Barbie' në bikinit 3000 euroshe
Lexo po ashtu Dua Lipa nxit imagjinatën e fansave me pozat e fundit, ndërsa shfaqet provokuese si 'Barbie' në bikinit 3000 euroshe

Më tej, ajo shpërndau një tjetër video e cila tregonte imitimin e bërë nga një “drag queen” në një lokale nate në kryeqytetin kosovar, si shenj falënderimi për mbështetjen që Dua po jep për këtë komunitet përmes platformave të saj.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Dua përndryshe ka ngritur shpesh herë zërin e saj për të drejtat e komunitetit LGBT+ në mbarë botën.

Dy vjet më parë, ajo i kishte dalë kundër edhe bashkëpunëtorit të saj në këngën hit “Levitating”, DaBaby, pas deklaratave skandaloze që ky i fundit kishte bërë kundër homoseksualëve dhe njerëzve të prekur me virusin HIV. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori