Dua Lipa aktualisht gjendet në Xhamajka, ku po shijon ngrohtësinë e rrezeve të diellit. 

Ajo ka bërë të ditur se pas albumit të suksesshëm debutues se po punon në risinë e radhës.


Këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar se është duke punuar në projekte të reja për albumin e dytë.

Por, sot bukuroshja ka paralajmëruar se do të sjell me videoklip këngën nga albumi i saj.

“IDGAF”, quhet kënga mjaft e pëlqyer e këngëtares, i cili tashmë do të vjen edhe me videoklip.

Përmes rrjeteve sociale ajo ka bërë të ditur se videoja e radhës do të publikohet gjatë 12 janarit ndërsa ka publikuar disa foto nga prapaskenat.

Theksojmë se kënga e fundit “New Rules” është shikuar rreth 860 milionë herë në YouTube. /Telegrafi/

dualipa 25023746 377488406010670 5805555474946326528 n

dualipa 26154198 401782003585652 7345416067923050496 n

dualipa 26268781 853808191468098 4509924881541890048 n