LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa merr pjesë dhe mban fjalim në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në Texas të Amerikës

Dua Lipa merr pjesë dhe mban fjalim në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në Texas të Amerikës
Foto: Dua Lipa/InstaStory

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj “Future Nostalgia” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, ajo ka pasur fatin që të këndojë në shtete të ndryshme të kontinentit amerikan, për të performuar dhe promovuar këngët e albumit me të njëjtin titull, “Future Nostalgia”.


Sigurisht që ajo është gjithmonë gati t’iu përgjigjet pozitivisht ftesave për të takuar bashkëkombësit e saj kudo ku ndodhet apo edhe të marrë pjesë në manifestet shqiptare kudo ku organizohen.

Dua Lipa me kostum fluroshent mahnit publikun në Chicago
Lexo po ashtu Dua Lipa me kostum fluroshent mahnit publikun në Chicago

Së fundmi, interpretuesja e hitit “New Rules” ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në Texas të Amerikës.

Këtë ajo e bëri të ditur përmes një sërë fotografish që i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”, shkroi Dua në mbishkrimin e një fotografie në InstaStory.

Foto: Dua Lipa/InstaStory

“Qendra promovon kulturën shqiptare, artin dhe muzikën duke ofruar kurse gjuhësore nga klasat 5-15 vjeç”, shkroi këngëtarja në një tjetër fotografi gjatë fjalimit të saj në inaugurim.

Më tej, artistja me rrënjë shqiptare publikoi edhe një fotografi të përbashkët të realizuar me të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku shiheshin duke bërë simbolin e shqiponjës me duar. /Telegrafi/

Foto: Dua Lipa/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Gjyshja mendoi se po shkruante mesazhe me Robert De Niro, por mbesa e saj e pa mashtrimin: Nuk mund të ndaloja së qeshuri

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

“Kallam Veshaj” - Heidi Baci përplaset me Gracianon, pasi ky ofendoi Romeon

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Xhuli: Brenda një jave udhëtoj në 10 shtete, është e lodhshme

Magazina
Kalo në kategori