Ajo së fundmi u kthye në Angli pasi kaloi shumicën e pandemisë së coronavirusit jashtë shtetit.

Dhe Dua Lipa vendosi që përmed një koleksioni të fotografive, të kujtojë pushimet e kaluara dhe të dashurin dhe miqtë, shkruan Daily Mail.


Të tilla ajo i ka ndarë në rrjetin social Instagram, teksa mori vëmendje të madhe të fansave.

24-vjeçarja njëherë u shfaq me një fustan me prerje interesante, derisa pozonte me një mike.

Kurse në disa të tjera, Dua u pa me Anwar Hadid, të cilët pozonin shumë të lumtur afër njëri-tjetrit.

Postim i tillë vjen pasi Dua ngacmoi fansat me 'selfie' në prapaskenat Brit Awards. /Telegrafi/