LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa dhe Anwar nuk përfillin rregullat e izolimit, fotografohen duke shkuar në vizitë te familja e Duas

Dua Lipa dhe Anwar nuk përfillin rregullat e izolimit, fotografohen duke shkuar në vizitë te familja e Duas

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid u fotografuan duke shpërfillur rregullat e bllokimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa vizituan shtëpinë e prindërve të saj për darkë të martën në mbrëmje.

Princesha e muzikës pop, 24 vjeçare, dhe modeli 20 vjeçar, u fotografuan duke u futur në një veturë të zezë, disa javë pasi ata njoftuan se po qëndronin së bashku në një shtëpi me qira në Londër, shkruan DailyMail.


Në një fjalim drejtuar kombit të dielën, kryeministri Boris Johnson njoftoi se britanikët mund të vizitojnë një gjyshër ose një të dashur nga jashtë familjes së tyre, nëse ata ulen dy metra larg nga personi që po vizitojnë dhe mbeten jashtë dyerve të shtëpisë së tij/saj – vendim që hyri në fuqi nga dita e mërkurë.

Artistja me prejardhje nga Kosova kishte veshur një bluzë të zezë, komninuar me xhinse, teksa dukej bukur me modelin e ri të flokëve ngjyrë të kuqe.

Rregulli i distancës sociale thotë se njerëzit, duke përjashtuar ata që jetojnë së bashku, duhet të qëndrojnë dy metra larg nga njerëzit e tjerë në një përpjekje për të trajtuar virusin vdekjeprurës.

Këngëtarja ka qenë në kontakt me miqtë dhe familjen në mbarë botën përmes aplikacionit Facetime dhe thirrjeve telefonike.

Dua dhe i dashuri i saj treguan se arsyeja e qëndrimit momental në një shtëpi me qira është fakti se kur u kthyen nga turneu i Duas në Australi, ata e gjetën apartamentin e tyre të përmbytur nga punimet që kishin kryer fiqnjët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori