Skuadra bardh e kaltër Drita, ka arritur të përforcohet edhe në repartin e sulmit, pasi që më parë të njëjtën gjë e kishin bërë në mesfushë dhe në mbrojtje.

Gjilanasit kanë arritur marrëveshje me futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Artan Jonuzin, i cili më parë luajti edhe te Shkëndija e Tetovës dhe njihet si talent i madh.


Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli, tregon për Telegrafin arsyejen e transferimit të Jonuzit në Dritë.

“Artan Jonuzi, është një sulmues mjaftë i talentuar pasi që ka luajtur edhe në Shkëndijën e Tetovës”.

“Ai është vetëm 18 vjeçar dhe ne kemi marrë informacione të bollshme për të para se të arrijmë marrëveshje.

“Artani e ka pasur trajner në skuadër ish-lojtarin e Dritës në kohët e arta, Bekim Osmanin, dhe si lojtari ashtu edhe ne kemi marrë informacione për të dhe ai për Dritën”.

“Jonuzi, ka dëgjuar fjalë të mira për punën e trajnerit tonë Bekim Isufi dhe e sheh Dritën si një trampolinë për të luajtur një ditë në Evropë”, deklaroi Kërçeli për Telegrafin. /Telegrafi/

telegrafi sport app