Drita me bord të ri

Klubi i Dritës nga Gjilani të martën mbrëma ka mbajtur Kuvendin e radhës, derisa është zgjedhur edhe Bordi. Ai do të udhëhiqet nga Adnan Osmani, ndërkohë nënkryetar i Bordit është zgjedhur ish-kryetari i klubit në vitet 2009-2010, Fisnik Isufi.
Ndërkohë, anëtarë të këtij Bordi do të jenë edhe Arbër Ismajli, Shkëlzen Biqkaj, Florian Fetahu, Jeton Maloku, Ardian Kadriu, Burhan Rashiti, Sedat Pajaziti, Lulzim Hajrizi e Blerim Azizi.
Më herët, më 14 dhjetor, Drita kishte mbajtur një Kuvend ku kishte shpërbërë kryesinë e këtij klubi dhe kishte emëruar një këshill të përkohshëm që të zgjedhë Bordin. E ky këshill kështu edhe veproi, pasi vetëm nëntë ditë pas atij Kuvendi, zgjodhi Bordin. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
26/12/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































