LAJMI I FUNDIT:

Drake thyen rekordin e Bieber

Drake thyen rekordin e Bieber

Reperi i famshëm kanadez, Drake, ka debutuar suksesshëm me albumin dhe këngën e tij më të re.

Albumi “Views” ka debutuar në maje të top-listës së njohur “Billboard 200”, ndërsa kënga e tij “One Dance” është kënga më e dëgjuar në “Hot 100”.


Përpos këtyre, reperi ka shijuar edhe një sukses tjetër pasi në top-100 këngët e top-listës ka 20 këngë. Në këtë mënyrë, ai ka thyer rekordin që e mbante Justin Bieber me 17 këngë në “Hot 100” më 5 dhjetor.

“One Dance” u bë kënga e parë që e solli Draken në pozitën e parë, si lider i këngës. Ai më parë ka udhëhequr këtë listë me këngë tjera, por nuk ishte artisti kryesor i bashkëpunimeve siç është rasti me “Work”, të cilën e solli me Rihannan.

Këto janë 20 këngët e Draket në top-100:

1. “One Dance” feat. WizKid & Kyla
6. “Work” Rihanna feat. Drake
21. “Pop Style” feat. The Throne
33. “Hype”
34. “Controlla”
38. “Grammys” feat. Future
40. “Still Here”
44. “U With Me?”
45. “9”
47. “With You,” feat. PARTYNEXTDOOR
49. “Childs Play”
52. “Too Good,” feat. Rihanna
53. “Feel No Ways”
54. “Weston Road Flows”
61. “Redemption”
68. “Keep the Family Close”
72. “Faithful” feat. Pimp C & dvsn
75. “Fire & Desire”
86. “Views”
89. “Summer Sixteen”