LAJMI I FUNDIT:

Dragusha e artë, mposhtë në finale karateisten serbe (Foto/Video)

Dragusha e artë, mposhtë në finale karateisten serbe (Foto/Video)

Karateistja nga Kosova, Diellza Dragusha është shpallur kampione në Kampionatin Ballkanik të karatesë U-21, +68 kilogram.

Ky kampionat është duke u mbajtur në Dubrovnik të Kroacisë, ku kanë marrë pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit.

Ballkani njihet si vend për sportet luftarake dhe konkurrenca ishte e madhe dhe shumë e ashpër, por karateistja nga Kosova la të gjitha pas.


Po ndihem shumë krenare me këtë titull, pasi emri i Kosovës por ngrihet gjithmonë e më lartë si shtet në aspektin sportiv. Kosova po tregon se është një Kampione e vërtet, pasi ka shumë talent, por nevojitet ende kohë për ta bindur botën për kualitet e mëdha që kemi”.

Vlen të ceket se trajneri serb na ka përgëzua për rezultatin, pasi sporti është simbol i kënaqësisë dhe paqes”, ka thënë Diellza për Telegrafin.

Dragusha është ndeshur me dy karateiste boshnjake, luftën e parë e fitoi me rezultat 1-0, të dytën 3-0, kurse finalen kundër karateistes serbe me rezultat 1-0.

Diellza Dragusha është një nga shumë shembujt, se sukseset më të mëdha të Kosovës po vijnë fal sportisteve të talentuara, të cilat nuk ndalën së punuari që vendi jonë të prezantohen në mënyrën më të mirë të mundshme. /Telegrafi/

Karateistja nga Kosova, Diellza Dragusha është shpallur kampione në Kampionatin Ballkanik të karatesë U-21 +68 kilogram. Dirllza në finale ka mposhtur karateisten serbe.

Posted by Telegrafi Sport on Friday, 11 December 2015

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori