LAJMI I FUNDIT:

Dortmundi rivalizon Bayernin, dëshiron Wernerin si pasues të Haalandit

Dortmundi rivalizon Bayernin, dëshiron Wernerin si pasues të Haalandit

Klubi gjerman, Borussia Dortmund po shikon mundësinë e një lëvizje gjatë afatit të ardhshëm veror për sulmuesin e Chelseat, Timo Werner.

Emri i Werner ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Chelsea sidomos pas transferimit të Romelu Lukaku këtë verë.


Sulmuesi gjerman është lidhur me një rikthim në Bundesliga, aty ku luajti edhe shkëlqeu me Stuttgartin dhe RB Leipzig.

Sipas gazetës Bild, Werner pëlqehet shumë nga Dortmundi, i cili e sheh gjermanin si një zëvendësim për Erling Haaland nëse ai largohet në fund të sezonit.

Sidoqoftë, meqë Werner thuhet se ka një pagë prej rreth 17 milionë funte në vit, një shkurtim i pagës do të ishte i nevojshëm për të që të transferohej në Westfalenstadion.

Nagelsmann e do Wernerin si pasues të Lewandowskit te Bayerni
Lexo po ashtu Nagelsmann e do Wernerin si pasues të Lewandowskit te Bayerni

Bayern Munich është lidhur gjithashtu me reprezentuesin gjerman, i cili shihet si pasues i Robert Lewandowskit, që mund të largohet në fund të sezonit.

Ndyshe, Werner nuk doli nga stoli në fitoren 1-0 kundër Zenit St Petersburg të martën dhe ka luajtur vetëm nëntë minuta që nga kthimi i Lukakut në klub nga Interi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori