LAJMI I FUNDIT:

Nagelsmann e do Wernerin si pasues të Lewandowskit te Bayerni

Nagelsmann e do Wernerin si pasues të Lewandowskit te Bayerni

Sulmuesi i Chelseat, Timo Werner po lidhet me një ribashkim me trajnerin Julian Nagelsmann te klubi gjerman, Bayern Munich .

Werner dhe Nagelsmann gëzuan një marrëdhënie të mrekullueshme gjatë kohës së tyre së bashku në RB Leipzig, me trajnerin e ri që mbikëqyrte periudhën më pjellore të karrierës së sulmuesit gjerman.


Tani, raportet në Gjermani sugjerojnë që dyshja mund të lidhen edhe një herë, por kësaj radhe jo tek RB Leipzig, pasi të dy kanë ndryshuar destinacion.

Sipas mediumit Sport 1, reprezentuesi gjerman mund të përfundojë në Bayern Munich nën drejtimin e Nagelsmann verën e ardhshme.

Raporti pretendon se Werner po sheh një përmirësim drastik në formën e tij në nivel ndërkombëtar nën drejtimin Hansi Flick, duke shënuar dy gola në dy ndeshje gjatë shtatorit – shumë larg nga paraqitjet e tij me klubin londinez.

Lewandowski kërkon largimin, Bayerni i vendos çmimin e ‘çmendur’
Lexo po ashtu Lewandowski kërkon largimin, Bayerni i vendos çmimin e ‘çmendur’

Nagelsmann mendohet se është ende në kontakt të rregullt me ​​ish-yllin e tij dhe emri i tij është diskutuar në mesin e hierarkisë së Allianz Arena.

Werner shihet si një zëvendësues i mundshëm i Robert Lewandowski, pasi ylli polak i ka thënë tashmë klubit se ai po kërkon një sfidë të re në karrierë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori