Dorëhiqet Zeqiraj, akuzon kryesinë

Zeqiraj akuzon disa nga anëtarët e kryesisë për arrogancën e tepruar që kanë shfaqur ndaj lojtarëve në disa takime. Problemet financiare si dhe mosinteresimi i kryesisë së klubit për gjendjen e vështirë në të cilën janë lojtarët si rezultat i moskryerjes së obligimeve financiare ndaj tyre, e kanë shtyrë trajnerin e Deçanit, Shyqri Zeqiraj të japë dorëheqje të parevokueshme.
“Në fillim kur e kam pranuar detyrën e trajnerit, premtimet nga ana e kryesisë kanë qenë të mëdha dhe për këtë arsye kam vendosur të marrë drejtimin e ekipit. Mirëpo, fatkeqësisht, gjërat me kalimin e kohës erdhën duke u përkeqësuar dhe po thuaj asnjë premtim nuk është realizuar nga ana e kryesisë. Ky ka qenë faktori kryesor pse përfundimisht kam vendosur që të jap dorëheqje të parevokueshme”, u shpreh Zeqiraj për ‘Sport Plus’. /Telegrafi/






















































