LAJMI I FUNDIT:

Donat Rrudhani në intervistë për Blick: Kur isha në Kosovë vite më parë mund të luaje vetëm nëse babai yt njihte dikë

Donat Rrudhani në intervistë për Blick: Kur isha në Kosovë vite më parë mund të luaje vetëm nëse babai yt njihte dikë

Donat Rrudhani ka dhënë një intervistë interesante për mediumin zviceran, Blick – duke shfaqur edhe pikat e dobëta të futbollit kosovar.

Rudhani i cili ka lindur në Kosovë dhe futbollin e ka nisur në vendin tonë, ka thënë se mundësit janë tejet të vogla që të depërtosh.


“Për të gjithë ne. Jo vetëm për mua si futbollist. Sepse, nëse kthehemi në atë kohë ishte kështu: Nëse babai yt e njeh dikë në klub, do të mund të luaje. Në të kundërtën, jo”, ka deklaruar Rrudhani.

Jo vetëm tri pikët, por Kosova ndaj Irlandës së Veriut fitoi edhe një super futbollist si Donat Rrudhani: Realiteti i së enjtes më i bukur se ëndrrat e mija
Lexo po ashtu Jo vetëm tri pikët, por Kosova ndaj Irlandës së Veriut fitoi edhe një super futbollist si Donat Rrudhani: Realiteti i së enjtes më i bukur se ëndrrat e mija

Në një moment, babai i mesfushorit e kuptoi se perspektivat për tre fëmijët e tij në Kosovë janë praktikisht inekzistente. Shembuj të shumtë ia kishin bërë të qartë këtë. Kështu ai e tij vendosi të emigrojë.

Rudhani tregon për ikjen drejt Francës

Dhe kështu familja zhvendoset në Francë. Falë një të afërmi në Dijon, nëna e Donatit merr një vizë dhe shkon përpara me dy fëmijët më të vegjël dhe kërkon azil.

Disa javë më vonë, Donati dhe babai i tij u nisën në udhëtimin e tyre. Një shofer i çon në Serbi dhe nga atje në kufirin hungarez. Kur është errësirë, ata fillojnë të ecin. Pesë orë nëpër pyll, dhe në BE.

“Unë mbaja dy valixhe të mëdha, babai im tre. Ishte gjëja më e vështirë që kam bërë ndonjëherë”.

“Luajta me idhullin tim Shkëlzen Gashin”

Nga viti 2019 Donati luajti te Aarau, ku për bashkëlojtarë e kishte Shkëlzen Gashin. Ai thotë se Shkëlzeni ishte idhull i fëmijërisë së tij.

“Shkëlzeni ka qenë idhulli im i fëmijërisë. Ai kishte fanellën me numër 11. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë merrja numrin 11″.

“E pashë në Kampionatin Evropoian 2016 – dhe e adhurova. Nuk e kam menduar kurrë se një ditë mund të jem në të njëjtin ekip me të”.

“Normalisht nuk mund të jesh shok me një idhull! Kur ai ishte në të njëjtën dhomë me mua për herë të parë: Ishte një tronditje emocionale, por thjesht e bukur!”, tregon Rrudhani.

Lojtari kosovar këtë verë nënshkroi me Young Boys në Zvicër pas eksperiencave që i pati në CO Langres, Troyes AC e FC Brunstatt me të rinjtë, për të vazhduar më pas me ekipet seniore Timau Basel, Black Stars Basel dhe Aarau. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori