Dokumentari ‘Historia shkruhet vetëm një herë’ (Video)

Saktësisht një vit më parë Përfaqësuesja e Kosovës theu të gjitha izolimin e saj dhe për herë të parë luajti një ndeshje miqësore me pëlqimin e FIFA-s dhe UEFA-s, transmeton Telegrafi.
Më 5 mars të gjithë ishin nën ethe, e gjithë bota e priste ndeshjen e parë të Kosovës që i dha talente gjithë Evropës, talente të cilët po luajnë me plot sukses në Përfaqësueset tjera.
Kosova luajti pa gola ndaj Haitit, por në stadiumin ‘Adem Jashari’, në Mitrovicë të gjithë mbetën të kënaqur me atë çfarë treguan djemtë tanë.
Prapaskenat nga grumbullimi i Kosovës, dhe emocionet e asaj ndeshje historike në një dokumentar i ka grumbulluar gazetari sportiv i Klan Kosovës, Fatos Dili.
Dokumentari titullohet ‘Historia shkruhet vetëm një herë’, dhe është dokumentari i parë për përfaqësuesen tonë. /Telegrafi/



















































