Edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit të Animuar, Anibar vjen me një program të bujshëm, i cili përfshin aktivitete të shumta.
Dita e 4-të e Festivalit filloi në Galerinë e Artit me një eksperiencë të jashtëzakonshme të VR. Nga ora 10:00 u shfaq programi me një koleksion të filmave me tema të ndryshme për t’iu përshtatur çdo preference. Programi Imersiv i RV është i pari që u mbajt në rajonin e Pejës ku përdoruesit patën mundësi të perjetojnë realitete të paimagjinueshme. Programi u përbë nga shtatë filma të animuar: Passenger, Wolves in the walls, Battle Scar: punk was invented by girls, Limbotopia, Replacements, dhe Paper Birds, Goliath: Playing with Reality.
Si çdo ditë tjetër edhe në ditën e katërt nga ora 10:30 në Exit Bar u takuam për të diskutuar filma, teknika, detaje dhe gjithçka rreth filmave të animuar, me animatorë të njohur, të cilët janë mysafir të Fesivalit. Takimet e tilla me regjisorë janë një mundësi e shkëlqyer për adhuruesit e filmit që të njihen me krijuesit e filmave që do të shfaqen në edicionin e 13-të të Anibar.
Programi i rregullt për fëmijë 4+ filloi në ora 12:00. Më të dashurit tanë patën mundësi që fundjavën ta kalojnë në Teatrin Istref Begolli ku shikuan fimat: LIGHT’IN, Topapa, Franzy’s Soup-Kitchen, THE SINGING SHADOWS, Cave Ablaze, KYOSEL. Ndërsa në ora 14:00 në programin për fëmijë 9+ u shfaqën: Theo the Water Tower, Grizzy and the Lemmings World Tour, (Season 3) – Bookfair, Grizzy and the Lemmings World Tour, (Season 3) – Yummy Pirates, dhe Giuseppe.
Programi për të rritur filloi në ora 12:00 në Kino Jusuf Gërvalla, me shfaqjen e garës së filmit të metrazhit të gjatë 3 me shfaqjen e filmit OINK.
Shfaqja e filmave vazhdoi në ora 14:00, me kategorinë e garës së të drejtave të njeriut 2 ku një numër i madh i filmave që trajtojnë të drejtat e njeriut u shfaqën në Kino Jusuf Gërvalla, të cilët janë: Freedom Swimmer, Red Gold, What really happened during the Attica Prison Rebellion, Cherry Bone (English Voice Over), The Enigma of Faina, Lada, Ivan’s Sister.
Animacion për Reklamim: Artizanati, Karriera dhe Kapitalizmi është prezantimi që u mbajt në ora 16:00 nga Dez Stavracos në Kinemanë Jusuf Gërvalla. Në prezantim animatori Stavracos ndau përvojën e tij nga fusha e marketingut, si krahasohet me animacionin dhe betejës për një jetë të qëndrueshme financiarisht gjersa bëjmë art.
Gjatës ditës u mbajt edhe paneli Të drejtat e Pronësisë Intelektuale & Animacioni në Galerinë e Arteve e cila filloi në ora 17:00. Në këtë punëtori folësit theksuan pronësinë intelektuale dhe rëndësinë e saj në industrinë audiovizive, me fokus të veçantë në animacion. Temat të cilët u ndanë me publikun e shumtë kishin të bëjnë rreth monetizimit të krijimtarisë përmes pronësisë intelektuale, dizajneve të animacionit dhe zotërimit të animacionit në industrinë e zhvillimit të lojërave.
Shfaqjet e filmave në mbrëmje janë çdo herë të veçanta. Gara ndërkombëtare 3 e cila përbëhet prej filmave: Cockroaches, Steakhouse, Bestia, Lizuna Fair, My tiger u shfaqën në Kino Liqeni nga ora 20:30 në një ambient shumë të dashur me artdashës të shumtë.
Shfaqjet e filmave u mbyllën me kategorinë e garës së studentëve 3 në Kino Kubat me fillim në ora 22:00 në të cilën të pranishmit patën mundësi të shohin këta filma: Slouch, Goodbye Jeromel, RIM, Homebird, Morning Grass, dhe A Film About Pudding.
Bestytndeja filluan në ora 23:00 mes tingujve të muzikës së artistit të ri Jolle, reperit të jashtëzakonshëm BimBimma dhe mixsimeve të Dj Pamon në Kino Liqeni ku mes shiut dhe muzikës të gjithë kërcyen në një atmosferë epike e të paharruar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Më la pa gjumë”, Ilnisa flet për herë të parë për takimin me Meritonin
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit
Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës
Erjola zbulon produksionin për situatën e Eglës? Çfarë tha që i reagoi menjëherë stafi i BBVA-s?
Pak para ndeshjes spektakolare Dortmund-PSG, Loredana e pranishme në stadium për Adeyemin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës