Manchester Unitedi mund ta gjejë veten sërish kundër Diego Costas të dielën, pasi Rayo Vallecano thuhet se i ka bërë ofertë sulmuesit.

Ish-futbollisti i Chelseat është aktualisht lojtar i lirë, pasi e kishte ndërprerë kontratën me Atletico Mineiro në fillim të vitit.

33-vjeçari u tregua lojtar i rëndësishëm te klubi brazilian duke i ndihmuar që ta fitonte titullin dhe Kupën e Brazilit, me pesë gola të realizuar në 19 paraqitje.

(Foto: Instagram/diego.costa)

Ai tash mund të rikthehet në Spanjë te Vallecano, skuadër me të cilën Unitedi përballet të dielën në një ndeshje miqësore.

Diego Costa pas titullit të fituar vazhdon t’i zbavitë tifozët në Brazil, ai shkoi në ndeshje me traktor Diego Costa pas titullit të fituar vazhdon t’i zbavitë tifozët në Brazil, ai shkoi në ndeshje me traktor

Costa e njeh mirë klubin e La Ligas, ku ka luajtur si huazim në vitin 2012. Për herë të fundit në Spanjë, sulmuesi ka luajtur në vitin 2020 kur ishte rikthyer te Atletico Madridi. /Telegrafi/

Reklama