Ronela Hajati është duke i shijuar sukseset e projekteve të fundit “Dilema” dhe “Çohu” në bashkëpunim me reperin shqiptar, Don Phenom.

Këto projekte të këngëtares u pritën mjaft mirë nga publiku dhe vetëm pak ditë pas publikimit shikueshmëria e tyre është mbi një milion.

Derisa po i gëzohet këtij suksesi, artistja shqiptare tregon se nuk ka të ndalur dhe duket se po punon sërish në këngë të reja.

Me anë të një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram, Ronela ka paralajmëruar gjëra të reja gjatë sezonit të verës.

Të gjitha lajmet nga Ronela Hajati Të gjitha lajmet nga Ronela Hajati

“E ç’do të bëhet këtë verë”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale.

Zeshkania edhe në këto klipe erdhi e veçantë e me stile të ndryshme, për të cilat edhe komentohet vazhdimisht, kurse tani presim të shohim se çfarë po përgatit për fansat e saj. /Telegrafi/