LAJMI I FUNDIT:

Di Francesco kërkon fitore me Romën

Di Francesco kërkon fitore me Romën

Roma do ta zhvillojë ndeshjen e parë këtë edicion në Serie A në udhëtim tek Atalanta.

Skuadra nga kryeqyteti italian nuk do ta ketë fare lehtë ndaj Atalantës që ishte befasia më e këndshme në edicionin e kaluar.


Por trajneri i ri i Romës, Eusebio Di Francesco ka deklaruar se skuadra e tij për synim ka vetëm fitoren.

“Qëllimet janë që të jemi të fortë dhe të bëjmë një paraqitje të mirë në Bergamo si fillim”.

“Jam i bindur se do të hyjmë në fushë me vendosmëri të madhe dhe do të përballemi me një ekip që ka potencial të madh. Qëllimi i përgjithshëm është të përmirësohemi dita ditës”

“Bergamo është gjithmonë një fushë e vështirë, do të jetë një ndeshje e vështirë, por edhe Atalanta do të përballet me një ekip që do të dëshirojë të bëjë mirë dhe të imponojë mendimin e tyre të futbollit. Por gjithsesi ne shkojmë për të vetmin qëllim fitoren”, deklaroi Di Francesco.

Në fund trajneri italian tha se pret ende përforcime nga drejtori sportiv Monchi. /Telegrafi/