LAJMI I FUNDIT:

Dështuan me Koulibalyn, por Juventusi lidhet me gjashtë emra të njohur për ta pasuar Chiellinin

Dështuan me Koulibalyn, por Juventusi lidhet me gjashtë emra të njohur për ta pasuar Chiellinin

Kalidou Koulibaly ishte objektivi numër 1 i Juventusit për të zëvendësuar Giorgio Chiellinin, por me yllin e Napolit që pritet të kalojë te Chelsea, Zonja e Vjetër duhet të kërkojë diku tjetër për përforcime në mbrojtje.

Koulibaly pritet të përfundojë sot një kalim prej 40 milionë eurosh në Stamford Bridge. Ai tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e Ligës Premier, të cilët do të finalizojnë sot marrëveshjen me Napolin.


30-vjeçari ishte opsioni i parë i Massimiliano Allegrit për të zëvendësuar Chiellini, i cili i është bashkuar Los Angeles FC, por lëvizja e afërt e Koulibaly në Chelsea do të thotë që Juventusi duhet të ndryshojë planet e tyre.

Chelsea ka gati ofertën perfundimtare për Koulibalyn, Napoli pritet ta pranojë
Lexo po ashtu Chelsea ka gati ofertën perfundimtare për Koulibalyn, Napoli pritet ta pranojë

Sipas faqes Football Italia, Gabriel Magalhaes është objektivi primar i Zonjës së Vjetër tani, por Topçinjtë nuk do të shesin për më pak se 30 milionë euro.

Nikola Milenkovic i Fiorentinës është në dispozicion për 15 milionë euro dhe Pau Torres i Villarrealit është gjithashtu në agjendën e Bianconerëve; e njëjta gjë vlen edhe për qendërmbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.

Megjithatë, presidenti i klubit Granata, Urbano Cairo, paralajmëroi kërkuesit të martën se qendërmbrojtësi brazilian mund të vlejë sa Milan Skriniar, pra rreth 70 milionë euro.

Juventusi e ka në listë anëtarin e Arsenalit
Lexo po ashtu Juventusi e ka në listë anëtarin e Arsenalit

Benoit Badiashile i Monacos dhe Manuel Akanji i Borussia Dortmundit janë lidhur me një kalim te Juventusi, por bardhezinjtë janë në kërkim të lojtarëve më me përvojë, duke pasur parasysh se edhe Matthijs de Ligt mund të largohet nga klubi, pasi tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Bayern Munich.

Juventusi ka refuzuar ofertën hapëse të Bavarezëve për mbrojtësin holandez, 60 milionë euro plus bonuse, dhe ka kërkuar të paktën 90 milionë euro për të shitur yllin e tyre. /Telegrafi/