LAJMI I FUNDIT:

David de Gea refuzon klubin nga Liga Premier

David de Gea refuzon klubin nga Liga Premier

David De Gea vazhdon të kërkojë një ekip të ri pas tetë muajsh pasigurie që nga përfundimi i kontratës së tij me Manchester United. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai ka marrë oferta të ndryshme nga skuadra të ndryshme, edhe pse asnjëra nuk ka arritur ta bindë spanjollin.

Propozimi më i fundit erdhi nga Nottingham Forest, një klub i Ligës Premier. Megjithatë, sipas raportimeve nga The Athletic, gardiani e ka refuzuar këtë ofertë, me arsyetimin se nuk i ka përmbushur pritshmëritë e tij. Forest më në fund nënshkroi Matz Sels, portierin belg nga Strasburgu, në ditën e fundit të transferimeve.


De Gea ka qenë cak i thashethemeve të shumta që e lidhin atë me klube të ndryshme muajt e fundit. Në Angli pati spekulime për mundësinë e rikthimit të tij në Old Trafford pas një paraqitjeje zhgënjyese nga Andre Onana, por ky opsion humbi fuqinë me kalimin e kohës.

David de Gea në sytë e gjigantit evropian
Lexo po ashtu David de Gea në sytë e gjigantit evropian

Një tjetër klub i Ligës Premierqë shfaqi interesim në dhjetor ishte Newcastle, pas lëndimit afatgjatë të portierit anglez Nick Pope, megjithëse në fund nuk u materializua asnjë marrëveshje.

Edhe pse lëndimi afatgjatë i Courtois në Real Madrid dukej se i hapi një derë atij, klubi imadrilen zgjodhi Kepa Arrizabalagan në vend të tij. Për momentin, opsionet e De Geas janë të pasigurta, madje përmendet edhe mundësia e daljes në pension të portierit. Nëse ai vendos të mbetet aktiv, destinacioni i tij më i mundshëm mund të jetë Saudi Pro League, ku klubet e Arabisë Saudite kanë treguar interes të fortë për nënshkrimin e tij.

Skuadra si Al Hilal i Neymar, Al Nassr i Cristiano dhe Al Shabab i Ivan Rakitic kanë kontaktuar me portierin me përvojë, ndonëse ende nuk kanë arritur një marrëveshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori