LAJMI I FUNDIT:

David Beckham e mirëpret ngrohtësisht super-modelen Gigi Hadid në jahtin e tij luksoz gjatë pushimeve në Saint-Tropez

David Beckham e mirëpret ngrohtësisht super-modelen Gigi Hadid në jahtin e tij luksoz gjatë pushimeve në Saint-Tropez

Ata janë miq familjarë prej vitesh.

Dhe Gigi Hadid u prit me një mikpritje të ngrohtë nga David Beckham ndërsa ajo iu bashkua ish-futbollistit dhe familjes së tij në bordin e jahtit të tyre me qira në Saint-Tropez gjatë fundjavës.


Super-modelja shkëlqeu teksa gjatë hyrjes mori përqafime nga një David pasi mbërriti në jahtin e familjes, për të cilin ata po paguajnë 1.8 milionë euro për qira në javë, shkruan DailyMail.

E veshur me një fustan ngjyrë kremi, Gigi dhuroi një buzëqeshje të madhe teksa u mirëprit nga Davidi dhe miqtë e tij.

Djali 17-vjeçar i David Beckhamit, Cruz shihet duke u puthur me të dashurën e tij adoleshente në jahtin super luksoz të familjes
Lexo po ashtu Djali 17-vjeçar i David Beckhamit, Cruz shihet duke u puthur me të dashurën e tij adoleshente në jahtin super luksoz të familjes

Super-modelja, 27 vjeçe, besohet se është afruar me familjen e famshme pasi ajo është shoqe fëmijërie e Nicola Peltz, i cili u martua me djalin e Davidit dhe Victorias, Brooklyn Beckham në muajin prill.

Familjet Beckham dhe Hadid thuhet se janë takuar përmes gruas së re të Brooklynit, Nicola, e cila dikur ka qenë në lidhje me vëllain e vogël të Gigi Hadidit, Anwar Hadidin, për më shumë se një vit përpara se të ndaheshin në maj të vitit 2018.

Nicola u takua për herë të parë me Brooklynin kur ajo ishte në lidhje me Anwarin, por ata ishin thjesht miq deri në tetor të vitit 2019 kur filluan një lidhje romantike.

David u takua me motrën e Gigit, Bella Hadidin në vitin 2018, gjatë një takimi të papritur në një ndeshje të Paris Saint-Germain.

Victoria dhe David po i kalojnë pushimet në një jaht luksoz me tre fëmijët e tyre më të vegjël dhe një grup miqsh.

Çiftit nuk i është bashkua djali i tyre i madh me gruan, mes thashethemeve që qarkullojnë për disa tensione mes Victorias dhe Nicolas.

Një burim i tha Alison Boshoff-it të tabloidit britanik Daily Mail: “Duket se ka njëfarë distance midis familjes Beckham dhe asaj Peltz, dhe Brooklyn dhe Nicola duket se po largohen nga familja Beckham. Ndoshta është e natyrshme, por ata kanë qenë gjithmonë shumë afër Brooklynit”.

“Beckham nuk do të ishin prindërit e parë që do ta kishin të vështirë kur fëmijët e tyre martohen dhe zhyten në familjen e dikujt tjetër”, shtoi burimi.

Megjithatë, një burim tjetër thotë se të folurit për një përçarje është ‘marrëzi’ dhe se David dhe Victoria do të takohen me të porsamartuarit në Amerikë së shpejti – dhe të gjithë së fundmi dolën për darkë në Venecia.

Megjithatë thashethemet vazhdojnë me ndjenjën e keqe, siç thuhet, që buron nga dasma.

Victoria nuk ka reaguar ndaj një numri fotografish të bëra nga “Vogue” ditën e dasmës, të shpërndara nga Nicola në Instagram në muajin maj, as nuk i pëlqyen fotografitë e Nicolas dhe Brooklynit në Met Gala në atë muaj.

Familja Beckham paguajnë 1.8 milionë euro për qiranë javore të jahtit gjatë pushimeve të tyre luksoze
Lexo po ashtu Familja Beckham paguajnë 1.8 milionë euro për qiranë javore të jahtit gjatë pushimeve të tyre luksoze

Pastaj kishte katër postime nga muaji i saj i mjaltit me Brooklynin, i kaluar në një jaht me familjen e saj në Itali – asnjëri prej tyre nuk u pëlqye nga Victoria.

Nga ana tjetër, edhe Nicola ka qenë çuditërisht e kursyer në pëlqimet e saj në Instagramin e Victorias që nga dasma.

Marrëdhëniet e ndërlikuara familjare janë shumë të njohura për Gigin- e cila është nënë e vajzës 22 muajshe, Khait, me ish-të dashurin e saj Zayn Malik.

Muajin e kaluar, një burim i tha Us Weekly se vajza e kopertinës së Revistës “Vogue” dhe ish-këngëtari i grupit One Direction, 29 vjeç, thuhet se kanë një ‘marrëdhënie të dashur dhe të kujdesshme pavarësisht se janë ndarë’.

Një burim i tha tabloidit se ish-çifti ‘nuk e urrejnë njëri-tjetrin’ dhe po ‘po bëjnë më të mirën që munden’ për ta bërë të funksionojë bashkimin e tyre të adhurueshëm.

I njëjti burim zbuloi se ish-çifti që u ndanë në tetor të vitit 2021 – bëjnë përpjekje për t’u siguruar që Khai të ketë kohë të mjaftueshme me të dy prindërit.

“Ata nuk po jetojnë së bashku, por Zayn viziton shpesh Gigin dhe Khain në fermën e familjes në Pensilvani kur ata janë atje. Ata pëlqejnë të kalojnë kohë larg qytetit”, përfundoi burimi. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori