LAJMI I FUNDIT:

I dashuri i Rita Orës, Taika Waititi fotografohet në aeroport duke pritur dy vajzat e tij nga martesa e parë

I dashuri i Rita Orës, Taika Waititi fotografohet në aeroport duke pritur dy vajzat e tij nga martesa e parë

Taikia Waititi shijoi një natë në Sydney me të dashurën e tij shqiptare, këngëtaren Rita Ora, të enjten, pasi u kthye së fundmi në Australi.

Dhe të premten, ai u pa në Aeroportin Ndërkombëtar të Sydneyt duke marrë dy vajzat e tij – Matewa Kiritapu, gjashtë vjeçe, dhe Te Hinekāhu, nëntë vjeçe.

Babai i dashur, 46 vjeç, u ribashkua me vajzat e tij të vogla në portën e mbërritjeve dhe i priti me një përqafim të madh, shkruan DailyMail.

Ai u dhuroi vajzave të tij, të cilat fluturuan nga Zelanda e Re, dy tullumbace ku shkruhej “Mirë se vini në Australi”, dhe kishin mbi to të vizatuara një koala dhe një kangur.

Rita Ora e lumtur sa më s'ka në krahët e partnerit - çifti kthehen sërish në qytetin ku u dashuruan
Lexo po ashtu Rita Ora e lumtur sa më s'ka në krahët e partnerit - çifti kthehen sërish në qytetin ku u dashuruan

Ato dukeshin të entuziazmuar që ishin kthyer te babai i tyre dhe i folën me padurim për fluturimin e tyre përtej Tasmanit.

Pasi morën valixhet e tyre, treshja u largua nga aeroporti për në një veturë në pritje.

Regjisori i “Thor” mori valixhet e vajzave të tij ndërsa ata kalonin rrugën së bashku, duke u nisur për në shtëpinë e tij në Sydney.

Taika ka dy vajza me ish-gruan e tij, regjisoren Chelsea Winstanley.

Lajmi për ndarjen e ish-çiftit doli vetëm vitin e kaluar dhe në atë kohë ata besohej se ishin ndarë në heshtje dy vjet më parë, pas gjashtë vitesh martesë.

Rita Ora tregon format e përkryera të trupit, teksa del në shëtitje buzë plazhit në Sydney
Lexo po ashtu Rita Ora tregon format e përkryera të trupit, teksa del në shëtitje buzë plazhit në Sydney

Vitin e kaluar Taika punonte në Australi për filmin “Thor: Love and Thunder”, përpara se të nisej në fillim të këtij viti për të punuar në projekte të tjera në ShBA.

Taika ishte në Australi vitin e kaluar për të xhiruar “Thor: Love and Thunder”, i cili përfundoi xhirimet e tij në qershor.

Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Down Under në fillim të vitit 2021, nisën thashethemet se ai filloi të takohej me yllin shqiptaro-britanik të muzikës pop, Rita Orën.

Këngëtarja e hitit “Anywhere”, 31 vjeçe, ishte në Australi në atë kohë pasi ishte angazhuar si anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve “The Voice Australia” të Channel Seven.

Ata u panë së bashku jashtë dhe rreth qytetit të Sydneyt, si dhe në Instagramin e saj, por vetëm në muajin gusht, në premierën e filmit “The Suicide Squad” në Los Angeles, çifti bënë debutimin e tyre zyrtar në tapetin e kuq. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Pas pushimeve në Maldive, Diola Dosti dhe Erolld Belegu vizitojnë qytetin e bukur të Ulqinit

Magazina
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
U paragjykuan për diferencën në moshë gjatë Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni shijojnë lidhjen jashtë: Përgjithmonë

U paragjykuan për diferencën në moshë gjatë Big Brother, Ilnisa dhe Meritoni shijojnë lidhjen jashtë: Përgjithmonë

Magazina
Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Vesa Smolica vihet në siklet kur pyetet nëse ka pasur ndjenja për Romeo Veshajn

Magazina
Kalo në kategori