LAJMI I FUNDIT:

Darmian thekson dëshirën për largim dhe transferim në Serie A: Të shohim se si do të rrjedhin gjërat deri në fund të ditës

Darmian thekson dëshirën për largim dhe transferim në Serie A: Të shohim se si do të rrjedhin gjërat deri në fund të ditës

Afati kalimtar i verës për ligën elitare italiane përfundon sot në ora 18:00.

Një prej futbollistëve që pret të transferohet në Serie A është mbrojtësi i krahut të djathtë, Matteo Darmian.


Ky i fundit po pret që të largohet prej Manchester Unitedit dhe shpreson që gjatë javës së ardhshme më së largu të luajë për ndonjë skuadër të Italisë.

Darmian në një nga miqësoret e Man utd në International Champions Cup 2018 (Foto: Getty Images)

“United është një nga klubet më të mëdha në botë, të gjithë duhet të meritojnë një vend dhe të punojnë në këtë mënyrë, por natyrisht do të preferoja të luaja më shumë, edhe nëse do të largohesha nga Manchester”.

“Ëndërroj të kthehem në Itali, Serie A, ku kam pasur shumë kënaqësi, ka një tren që quhet ekip kombëtar dhe nuk dua ta humbas. Le të shohim se çfarë ndodh deri në orën 18:00 të mbrëmjes”, tha ai për Liberon.

Theksojmë se Interi, Juventusi dhe Napoli kanë qenë në kontakt me Djajtë e Kuq këtë verë për Darmianin.

Ndryshe, futbollisti më parë në ligën elitare italiane ka luajtur për Torinon, Palermon dhe Milanin. /Telegrafi/