LAJMI I FUNDIT:

Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut

Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut
Foto: FFK

Përfaqësuesja e Kosovës ka filluar përgatitjet për ndeshjen e shumëpritur kundër Maqedonisë së Veriut, në kuadër të gjysmëfinales së “Play-Off”-it për kualifikim në Kampionatin Evropian, që zhvillohet të enjten në Shkup.

Dardanët kanë zbritur, të hënën në mbrëmje, në stadiumin “Fadil Vokrri” për të kryer seancën e parë stërvitore.


Para fillimit të stërvitjes lojtarët dardanë kanë ndjekur një video emocionuese dhe motivuese që u shfaq në stadium, derisa më pas kanë nisur punën nën përkujdesjen e përzgjedhësit Bernard Challandes dhe stafit të tij.

Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë 14 nga 24 lojtarët e ftuar, ngase një pjesë e tyre për shkak të angazhimeve në ndeshjet e së dielës me skuadrat e tyre kanë bërë vetëm rigjenerim në hotelin ku janë të akomoduar, derisa Hekuran Kryeziu e Idriz Voca janë lënduar në ndeshjet e fundjavës dhe do të mungojnë në këtë grumbullim.

Përkundër mungesave të rëndësishme në ekip, atmosfera në radhët e Dardanëve është entuziaste dhe të gjithë e presin me padurim përballjen e së enjtes me shpresë dhe besim se do të arrihet të kalohet edhe kjo pengesë.

Pas stërvitjes Atdhe Nuhiu ka premtuar se lojtarët që janë të pranishëm në grumbullim do të japin maksimumin në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, derisa Florian Loshaj është shprehur i lumtur që për herë të parë është pjesë e Kombëtares.

Stërvitjen e Dardanëve si zakonisht nga afër e kanë ndjekur edhe presidenti Agim Ademi, nënkryetari Bakir Burri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Përfaqësuesja nesër do ta zhvillojë stërvitjen e radhës në orën 11:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” me dyer të mbyllura.

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Zbulohen fjalët që Bellingham ia tha Kanes kur po bëhej gati ta gjuante penalltinë

Liga e Kampionëve
Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Michail Antonio zbulon fjalët që bankina e West Hamit i dëgjoi nga Klopp në drejtim të Salah

Premier League
Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Ancelotti ngreh dyshime të frikshme për gjendjen e Bellingham

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori