Zvicra dhe Kosova po luajnë ndeshje miqësore në Zurich, ku stadiumi është i mbushur me shqiptarë.

Trajneri Murat Yakin për këtë ndeshje, ka zgjedhur të luajë me Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën nga minuta e parë, ndërsa Andi Zeqiri ka mbetur në bankë.

Tifozët Dardanët kanë përgatitur një mesazh për të, pasi ky i fundit i kishte thënë njëherë po Kosovës, për të vazhduar më pas me Zvicrën.

“Andi tregtari, pazargji i natës, mashtrues i kombëtares”, kanë shkruar Dardanët në pankartë e zbuluar në stadium.

Edhe në disa momente gjatë ndeshjes Shaqiri kur po kryen goditjet e lira po fishkëllehet nga shikuesit. /Telegrafi/

Reklama