LAJMI I FUNDIT:

Dardan Berisha thotë se do të japin maksimumin në dy ndeshjet e FIBA Eurobasket

Dardan Berisha thotë se do të japin maksimumin në dy ndeshjet e FIBA Eurobasket
Foto: basketbolli.com

Kosova do të ketë dy ndeshje shumë të rëndësishme në parakualifikimet për FIBA Eurobasket 2025. Dardanët më 25 Nëntor përballen me Norvegjinë në udhëtim, ndërsa më 28 Nëntor e presin Danimarkën. Të dy ndeshjet zhvillohen nga ora 19:00. Vendi i parë kualifikohet tutje, si dhe vendi i dytë më i mirë nga tri grupet parakualifikuese.

Kapiteni i Dardanëve, Dardan Berisha është shprehur se do të japin maksimumin. “E dimë rëndësinë e ndeshjeve dhe sigurisht se do të japim maksimumin në këto dy përballje të rëndësishme për ne. Fillimisht do të përballemi me Norvegjinë, kurse më pas takohemi me Danimarkën në Prishtinë, ku shpresojmë përkrahje nga publiku, që na ka munguar shumë, edhe pse do të jetë në numër më të vogël”, është shprehur Berisha për faqen zyrtare të FBK-së.


Ai ka motivuar skuadrën para këtyre dy ndeshjeve. “Besoj se të gjithë do të japin më të mirën e tyre në këtë ndeshje. Për ne është nder të luash për vendin tënd dhe shpresojmë në rezultate pozitive në këto dy përballje”, shtoi tutje Berisha.

Basketbollistët e Kosovës në fundjavë kanë stërvitur në Prishtinë dhe të hënën udhëtuan drejt Norvegjisë, aty ku presin edhe përkrahjen nga tifozët shqiptarë, ashtu siç e kanë përkrahur në çdo ndeshje si mysafirë.

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori