LAJMI I FUNDIT:

Dani së shpejti me projekt të ri solo

Dani së shpejti me projekt të ri solo

Një prej zërave më të shquar, Ramadan Krasniqi – Dani, do të publikojë projektin e ri.

Këngëtari legjendar i muzikës qytetare shqiptare që së fundmi është inkuadruar edhe në zhanrin pop folk, ka gati krijimin e ri muzikor.


Kësaj radhe Dani ka vendosur që të sjell i vetmuar videoklipin, gjithnjë sipas Prive.

Lajmet për Danin
Lexo po ashtu Lajmet për Danin

Kënga është punuar në studion e Irkenc Hykës, një prej producentëve më të mirë.

Pikërisht me Irkencin ishte Dani që ka bashkëpunuar mjaft shumë gjatë vitit që po lëmë pas.

Ramadan Krasniqi mbetet një prej emrave më të shquar të muzikës shqiptare dhe rregullisht publikon këngë që pëlqehen nga publiku.

Nuk ka dyshim se edhe projekti i ri do të pritet mirë nga fansat e muzikës së tij.