LAJMI I FUNDIT:

Ekskluzive! Dafina tregon arsyet e prishjes së raporteve me Arbnorën

Ekskluzive! Dafina tregon arsyet e prishjes së raporteve me Arbnorën

Jemi mësuar t’i shohim bashkë gjithmonë, por shoqet e ngushta Dafina Dauti dhe Arbnora Ademaj më nuk flasin me njëra-tjetrën.

Ditë më parë në media u raportua se dyshja e famshme tashmë kanë prishur raportet përshkak të një familjari të Dafinës.


E kontaktuar nga Telegrafi, këngëtarja Dafina Dauti e konfirmoi një lajm të tillë duke treguar edhe arsyet.

“Raportet i kemi prishur pasi u ndjeva e tradhëtuar nga Arbnora. Ajo dilte dhe mbante kontakte me vajzën e hallës time, e cila më ka marrë një orë me vlerë dhjetë mijë euro, kjo ka qenë arsyeja që unë i kam kërkuar Arbnorës, shoqes time, që të mos mbajë kontakte me të dhe ajo ka pranuar por pas shpinës time takohej me të”, ka zbuluar Dafina duke thënë se ajo nuk do të rrinte kurr me një person që i ka bërë keq shoqes së saj.

Dafina dhe Arbnora ishin shoqe prej shtatë vitesh dhe shihehin bashkë kudo./Telegrafi/