LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo: Mirupafshim Real Madrid, mirupafshim çmime individuale

Cristiano Ronaldo: Mirupafshim Real Madrid, mirupafshim çmime individuale

Tashmë janë bërë gati dy vjet që kur Cristiano Ronaldo konfirmoi largimin nga Real Madridi, ku fitoi gjithçka të mundur si lojtar.

Sulmuesi portugez u bashkua zyrtarisht me Juventusin më 11 qershor të vitit 2018, duke lënë Los Blancos pa yllin dhe golashënuesin e tyre kryesor.


Që kur bëri transferimin në Torino, Ronaldo nuk ka shijuar aq shumë sukses kur bëhet fjalë për çmime individuale.

Ai u zgjodh lojtari më i mirë në Serie A gjatë sezonit 2018/19, por ky është çmimi i vetëm individual që ai ka marrë gjatë kohës në Juve.

Kështu duket renditja për Këpucën e Artë për edicionin 2019/20 – garë e ngushtë mes katër vendeve të para
Lexo po ashtu Kështu duket renditja për Këpucën e Artë për edicionin 2019/20 – garë e ngushtë mes katër vendeve të para

Topi i Artë

Topi i Artë qëndroi te Real Madrid, edhe kur Ronaldo u largua, me Luka Modric që fitoi çmimin në vitin 2018. Një vit më pas, Lionel Messi u kurorëzua fitues, duke kaluar Ronaldon dhe duke vendosur rekord të ri me gjashtë çmime individuale.

FIFA’s The Best

E njëjta gjë ndodhi me këtë çmim si me Topin e Artë, me Modric dhe Messi duke mposhtur Ronaldon në vitin 2018 dhe 2019. Në vitin 2019, Ronaldo nuk përfundoi as i dytin, pasi Virgil van Dijk e mposhti atë.

“Fenomeni” zgjedh pesë lojtarët që i pëlqen të shikojë duke luajtur, injoron Ronaldon
Lexo po ashtu “Fenomeni” zgjedh pesë lojtarët që i pëlqen të shikojë duke luajtur, injoron Ronaldon

Këpuca e Artë Evropiane

Ronaldo e fitoi këtë çmim dy herë gjatë kohës së tij në Santiago Bernabeu (2013/14 dhe 2014/15), por ai ka pak shanse këtë vit. Robert Lewandowski kryeson rrugën me 29 gola dhe 58 pikë, ndërsa sulmuesi i Juventusit zë vendin e pestë me 21 gola dhe 42 pikë. Messi ka fituar çmimin në tre sezonet e fundit.

Golashënuesi më i mirë i Ligës së Kampionëve

Ronaldo mund ta udhëheqë Messin në grafikët e përgjithshëm të shënimeve të golave ​​në këtë garë – 128 me 114 – por ai ishte larg prapa argjentinasit në sezonin e kaluar.

Ronaldo shënoi gjashtë herë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2018/19, ndërsa Messi fitoi çmimin me 12 gola. Para se të transferohej në Itali, Ronaldo e fitoi çmimin shtatë herë – gjashtë me Realin dhe një me Manchester United.

Lineker ndez edhe më shumë debatin: Messi më i miri, Ronaldo nuk është as afër tij
Lexo po ashtu Lineker ndez edhe më shumë debatin: Messi më i miri, Ronaldo nuk është as afër tij

Lojtari i vitit nga UEFA

Ronaldo e fitoi këtë çmim tri herë si lojtar i Real Madridit (2014, 2016 dhe 2017), por Modric dhe Van Dijk e kanë mposhtur atë pasi ai u largua nga Spanja.

Këpuca e Artë

Në La Liga, Ronaldo fitoi tre trofe ‘Pichichi’ si golashënuesi më i mirë i ligës. Në sezonin e tij të parë të plotë në Serie A, Fabio Quagliarella e mposhti atë, duke shënuar 26 gola për dallim nga 21 të Ronaldos.

Këtë sezon, Ciro Immobile kryeson garën me 27 gola krahasuar me 21 të portugezit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Kalo në kategori