Përderisa prej më shumë se një dekade kanë luftuar vazhdimisht për fronin e futbollistit më të mirë të planetit, për një gjë Cristiano Ronaldo është para Lionel Messit-  te të ardhurat nga Instagrami.

Vitin e kaluar, ylli i Juventusit siguroi vetëm 38.2 milionë funta apo (44 milionë euro) nga Instagrami, dyfishin e përfitimeve të Messit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Messi mori 18.7 milionë funta apo (21 milionë euro) nga postimet e tij, gjersa David Beckham, i njohur për ndikimin e lartë në mediat sociale, vetëm 8.6 milionë funta apo (9.93 milionë euro).

19760856 0 image m 2 1571175727040 Cristiano Ronaldo (Foto: Instagram)

Ronaldo bëri 34 postime të sponsorizuara në Instagram gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, duke fituar 44 milionë euro për imazhet dhe videot në tërësi.

Ylli portugez dhe Messi kryesuan listën e fituesve më të mirë në Instagram, me Beckham në vendin e katërt pas supermodeles Kendall Jenner.

Pjesë e kësaj liste ishin edhe futbollistë të tjerë, përfshirë Neymar Jr, i cili fitoi 5.8 milionë funta (6.70 milionë euro), gjatë vitit të kaluar dhe Zlatan Ibrahimovic, i cili fitoi 3.2 milionë funta apo (3.70 milionë euro).

19761328 7577363 As the top two players on the planet Ronaldo and Messi have alwa a 1 1571214883022 Real Madrid dhe Barcelona (Foto; Getty Images/Guliver)

Ndryshe, Ronaldo dhe Messi kanë ruajtur një rivalitet konkurrues në fushë që kur u shfaqën si talentët më të mirë në futboll dhe të dy aktualisht janë pesë herë fitues të Topit të Artë. /Telegrafi/